Të rinjtë nuk i besojnë sistemit, kjo është arsyeja e largimit nga Maqedonia e Veriut

    Numri më i madh i nxënësve, pas mbarimit të shkollës së mesme dëshirojnë të largohen nga vendi. Këtë e deklaroi zv/kryeministrja e për Krijimin e Politikave të mira Sllavica Gërkovska. Sipas saj nga bisedat që kanë zhvilluar me të rinjtë, ata thonë se nuk i besojnë sistemit.

    “Në një gjimnaz të Shkupit në një bisedë joformale, në pyetjen se sa prej tyre dëshirojnë të ikin jashtë shtetit, nga 30 të pranishëm 29 ngritën dorën lartë, që është fakt dështues për shtetin. Në pyetjen e dytë se cila është arsyeja për të cilën do e lëshonit shtetin, përgjigjja ishte sistemi. Por më tej në pjesën tjetër të bisedës, kur u thash se edhe ata janë sistemi me atë që nuk i respektojnë një pjesë të rregullave”, tha Sllavica Grkovska, zv/kryeministre për Krijimin e Politikave të Mira.

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, tha se për momentin nuk kanë statistika se sa ka rënë numri i nxënësve në shkolla të mesme dhe fillore. Ai thekson se rënia e madhe nëpër komuna, është vënë re prej kur filloi aplikimi online për regjistrim.

    “Ne vitin e kaluar kemi pasur për herë të parë aplikimin e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në aplikimin online për regjistrim, dhe na rezultoi që ka ndër vite nxënës të shpërngulur, dhe nëpër komuna ka rënie të menjëhershme të numrit në shkolla fillore, por si fenomen ka qenë ndër vite, ndërsa aplikimi online e nxori në dukje në këtë vit shkollor ose në vitin paraprak shkollor që e kishim”, tha Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit.

    Në tryezën me temë “Antikorrupsioni në Arsim – Qasje dhe sfidat”, mes tjerash u tha se korrupsioni në sistemin arsimor është një problem që saboton shanset për një hap pozitiv përpara, ku u theksuan si shembuj ndjeshmëria e stafit pedagogjik ndaj presioneve, procedurat e padrejta dhe përdorimi i standardeve të dyfishta dhe shumë sfida të tjera me të cilat mësimdhënësit si dhe nxënësit ballafaqohen. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    RMV, matura shtetërore në pikëpyetje!

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: Grupi për ndryshimet kushtetuese, me element pro-rus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë