Një i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në lagjen Dyqanxhik, në afërsi të stacionit policor. Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se personi i plagosur është dërguar në spital.
Në informacionin zyrtar të Ministrisë së Brendshme thuhet se: sot rreth orës 14:00, në rrugën “Vojdan Çernodrinski” në zonën e Bit Pazar ka pasur të shtënat me armë zjarri.
Bëhet fjalë për përleshje mes dy grupeve prej pesë deri në gjashtë personash, ku një person është plagosur dhe është dërguar në Qendrën Urgjente në spitalin shtetëror “Nëna Tereza”.
Në vendin e ngjarjes, punonjësit e policisë kanë gjetur shumë gëzhoja, dhe janë dëmtuar disa xhama të dyqaneve përreth, si dhe disa automjete të parkura.
Policia ka ndërmarrë masa për të zbardhur rastin, ndërsa priten më shumë detaje pas përfundimit të inspektimit të vendit të ngjarjes
Gjatë 2022, qytetarët e RMV kanë blerë online në vlerë prej 550 milionë euro
Gjatë vitit 2022 vlera e përgjithshme e transakcioneve të realizuara për blerje në internet është rreth 550 milionë…