Tejkalohen mosmarrëveshjet për regjistrimin e filloristëve në Dibër

    Me shumë se 20 vite gjatë regjistrimit të filloristëve në Dibër ka patur probleme dhe mosmarrëveshje të shumta mes drejtorive të dy shkollave fillore dhe një pjese të prindërve. Ka patur shumë kërkesa që filloristët të rajonit të periferisë të mos regjistrohen në shkollën fillore “Said Najdeni”, por në shkollën fillore ”Penestia”, e cila gjendet në pjesën qendrore në Dibër. Kjo jo për shkak të kuadrit mësimor i cili në shkollën “Said Najdeni” gjithmonë ka qenë në nivel të lartë, por për shkak të faktit se shkolla “Penestia” ka objektin në qendër të qytetit, ku frekuenca e të gjithë është e madhe.

    Para disa muajve institucionet lokale debatuan për këtë problem dhe siç ka informuar kryetari i Dibrës Hekuran Duka, problemi është tejkaluar. Nuk kemi problem siç ishin viteve të tjera kur bëhej regjistrimi i filloristëve ne shkollat e Dibrës.

    “Ky problem është një e kaluar”, tha në seancën e fundit, kryetari i Dibrës Hekuran Duka dhe sqaroi se me argumente janë bindur prindit që kanë tentuar që regjistrimin ta bëjnë jashtë rregullores për ndarjen e rajoneve për regjistrimin e filloristëve. U tha se janë tejkaluar problemet sidomos të cilët ishin 20 vitet e fundit dhe nga shtatori problem nuk do të ketë. Kjo ndodh në situatë kurë ka një ulje rapide të filloristëve në komunën e Dibrës. Rënia e numrit është nga viti në vit dhe këtë shtator në klasat e para do të ketë vetëm afro 140 filloristë në tre shkollat fillore, edhe atë “Penestia” dhe “Said Najdeni” në Dibër dhe “Riste Ristevski” në fshatin Kosovrasti i Poshtëm.

    Sipas inspektorit të arsimit pranë komunës Dibër, Burim Kaba, në afatin e caktuar u regjistruan vetëm 88 filloristë në paralelet në gjuhën shqipe dhe maqedonase, por ka të dhëna se ky numër do të jetë 140, meqë sipas traditës në këtë komunë regjistrimet bëhen me fillimin e vitit të ri shkollor. Sipas inspektorit Kaziu, në krahasim me numrin të filloristëve për vitin e rri shkollor 2024/ 2025, para dy dekadave numri i filloristeve ka qenë afro 400. Duke komentuar problemet me regjistrimet nëpër shkolla, Kaziu shton se prindërit patjetër duhet të respektojnë ndarjen e rajoneve për tu regjistruar në shkollat fillore.

    “Pres që këtë vit me që ka patur aktivitete shumë të mira të institucioneve lokale dhe kryetarit të komunës, të mos kemi mosmarrëveshje me prindërit”, shprehet ai.

    Ndoshta do të jetë viti i parë shkollor pa tensione në këtë drejtim, meqë siç thonë edhe anëtarët të institucioneve kompetente, argumentet flasin më shumë se inatet. Komuna Dibër paralajmëroi edhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ndriçim publik më të mire në drejtim të shkollës “Said Najdeni”. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Pse BE-ja po kërkon që për urën e Ibrit të diskutohet sërish në Bruksel?

    Lajmi i rradhës

    Komision të ri për librat shkollor në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë