Neziri: ASh-ja ishte vendimtare për Talat Xhaferin si kryeministër

    Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri në TV21 theksoi se emërimi i Talat Xhaferit për kryeministër të RMV-së është meritë e Aleancës për Shqiptarë, përcjell Nistori.

    “Unë mendoj se merita , nëse masim meriton shkon më shumë për Aleancën për Shqiptarë sepse ajo diti sot të tejkaloj vetveten dhe të përkrah procesin që nënkupton zgjedhjen e një shqiptari kryeministër dhe besoj se merita nëse duhet të vlerësohet është e ASh-së sepse pa votat e ASh-së nuk mund të kalonte kryeministri i parë shqiptar”, u shpreh Neziri.

    Neziri nga ASh kritikon opozitën shqiptare për bojkotin: Në raste të tilla duhet të jemi unik

    Neziri ka kritikuar opozitën shqiptare për bojkotin e kryeministrit të parë shqiptar.

    “Bojkoti nuk është mirë si proces politik mirëpo për momentin është keq për shkak se len porosi se ne nuk jemi unik, sidomos ne Maqedoni duhet të jemi unik në raste të cilat mund ti quaj porosi historike duhet të jemi unik dhe të bashkëveprojmë. Besoj që veprimi i tyre nuk është i arsyeshëm dhe ky është gjykimi im, mendoj se edhe i partisë në përgjithësi”, shtoi Neziri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Urime për kryeministrin teknik të Tiranës dhe Prishtinës

    Lajmi i rradhës

    “Illyrian TSX”, vetura e parë e realizuar nga një shqiptar në Itali

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë