Teleferiku në Vodno ende nuk është falas për studentët dhe pensionistët

    Fotografia: Ilustruese

    Rreth 5 mijë vizitorë në Vodno fundjavën e kanë shfrytëzuar teleferikun nga “Sredno Vodno” deri në Kryqin e Mijëvjeçarit. Nga JSP “Shkup” thonë se fundjavën e parë, pas një pauze gati dy vjeçare, ka pasur interesim të madh dhe shumë qytetarë e kanë shfrytëzuar gjatë vizitës së tyre në Vodno, përcjell Nistori.

    “Të shtunën janë shitur 1500 bileta vajtje-ardhje dhe 350 bileta një drejtimshe dhe të dielën janë shitur 2000 bileta vajtje-ardhje dhe 450 bileta një drejtimshe. Janë respektuar protokollet e Covid-it, gjegjësisht në një kabinë mund të vendoseshin 4 persona”, thotë drejtori i JSP-së “Shkup”, Ivan Ilievski.

    Teleferiku aktualisht nuk vlen për udhëtime falas për nxënësit ditën e mërkurë, për studentët të enjten dhe çdo ditë për pensionistët. Drejtori Ilievski thotë se për këtë do të vendoset më tej.

    Nga e shtuna do të nisin linjat falas të autobusëve 25A dhe 25B, të cilët do të shkojnë në “Sredno Vodno” për fundjavë dhe u prezantuan për të nxitur mos shkuarjen me vetura në mal.

    Teleferiku do të funksionojë çdo ditë me përjashtim të çdo të hëne dhe të marte të fundit të muajit. Lejohet transportimi i një qeni shtëpiak me madhësi të vogël dhe të mesme dhe transportimi i një qeni shoqërues për personat me aftësi të kufizuara.

    Çmimi i biletës vajtje-ardhje është 100 denarë, kurse për një drejtim 50 denarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ç’të bëjmë me kapitalizmin? II

    Lajmi i rradhës

    Don’t Look Up – më mirë mos e përmendim fjalën me K

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë