Termoizolimi, a do të ndikojë pozitivisht në uljen të përdorimit të enegjisë elektrike?

    Kohëve të fundit, në Komunën e Dibrës kur është në pyetje sektori i ndërtimit, investitorët një vëmendje të veçantë i kushtojnë efikasitetit energjetik dhe termoizolimit të objekteve. Pa marrë parasysh se për cilët objekte bëhet fjalë, pothuajse nuk ka objekt ku nuk përdoren materialet e izolimit me standarde të larta. Sidomos tani kur shteti paralajmëron një krizë energjetike, këto aktivitete janë më të përforcuara.

    Në të tre shkollat nëntëvjeçare të Dibrës janë realizuar apo janë drejt realizimit projekte që kanë të bëjnë me efikasitetin energjetik. Në shkollën fillore “Penestia” janë drejt përfundimit aktivitetet për rritjen e efikasitetit energjetik që kanë të bëjnë me fasadën e të dy objekteve shkollore. Drejtori Ajet Mullarexha thotë se pas fasadës, fillon edhe projekti i ndërrimit të dritave që do të kontribuojë shumë në efikasitetin energjetik. Termoizolimi sigurisht do të ndikojë pozitivisht në uljen të përdorimit të enegjisë elektrike. Një projekt i përfunduar që ka të bëjë me termoizolimin të fasadës është realizuar edhe në shkollën të fshatit Kosovrast të Poshtëm “Riste Ristevski”. Drejtori Shania Ajrovski thotë se tanimë ndjehen rezultatet e ndërrimit të fasadës dhe dritareve. Edhe drejtori i shkollës “Said Najdeni” në Dibër, Burim Kaziu, potencon se së shpejti edhe në këtë shkollë do të realizohet projekti për efikasitete energjetik. Kaziu tregon se bëhet fjalë për një projekt që Komuna Dibër ka përfituar nga rajoni planor jug-perëndimor. Kur jemi tek institucionet, projektet të ngjashme janë realizuar në Njësinë e Fondit shëndetësor, në Qendrën për Punë Sociale, Gjykata Themelore e Dibrës e tjerë.

    Por, aktivitete për mbrojtje më të madhe të efiaksitetit energjetik janë prezent në të gjitha ndërtimet që realizojnë investitorët si në ndërtimin e objekteve për banim kolektiv, ashtu edhe në ndërtimin e objekteve individuale. Dy vitet e fundit në Dibër janë ndërtuar ose janë drejt përfundimit mbi 10 objekte – ndërtesa për banim kolektiv. Investitorët potencojnë se kanë përdorur termoizolime me standarde të larta, të cilët garantojnë efikasitet energjetik. Këtë e kërkojnë edhe vet blerësit e banesave, thonë disa nga investitorët dhe potencojnë se materialet e termoizolomit përdoren si në pjesën e fasadës, ashtu edhe në pjesët e brendshme të banesave.

    Përdorimi masiv i mjeteve të ndërtimit për termoizolim pohohet edhe nga pronarët e depove për shitjeve të materialeve ndërtimore. Ata thonë se viteve të fundit nuk ka ndërtim në Dibër ku nuk përdoret masovikisht materiali për izolim. Kjo flet, siç thonë, për vetëdijen si të investitorëve, ashtu edhe të blerësve të banesave dhe shtëpive. /koha/

    Lajmi Paraprak

    TOKA E BRAKTISUR DO JEPET ME QIRA! Edhe ato private do punohen

    Lajmi i rradhës

    Ankohen bujqit: As shpenzimet nuk mund t’i mbulojmë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë