Testi i IQ-së që duhet të kalojë çdo agjent i FBI-së: Marrin të njëjtat pilula, viktima gjithmonë vdes, jo vrasësi – Si?

    Konsiderohet që këtë test të inteligjencës e përdorin shefat e FBI-së kur zgjedhin kandidatë për agjentë specialë

    Të jesh agjent special në Byronë Federale të Hetimeve, e njohur për të gjithë si FBI, është një nga punët më të vështira. Sipas statistikave, më pak se 5 për qind e të gjithë atyre që aplikojnë për këtë vend pune pranohen. Për përzgjedhjen e kandidatëve përdoren taktika të ndryshme, nga ato që lidhen me aftësinë fizike e deri tek të tjerët që kontrollojnë me shumë saktësi inteligjencën, mendjemprehtësinë, logjikën, shkathtësinë…

    Kështu, agjentët e ardhshëm në FBI duhet t’i përgjigjen një numri pyetjesh që mund të tregojnë nëse ky person ka një potencial natyror për të menduarit krijues dhe aftësinë për të nxjerrë përfundime që bazohen në logjikë, transmeton Telegrafi.

    Shihni nëse mund të kaloni një nga testet e agjentit special të FBI-së! Gjithçka që kërkohet është të zgjidhet misterin e dy pilulave!

    Dhe ja për çfarë bëhet fjalë…

    Imagjinoni skenën e mëposhtme: një vrasës serial ka kidnapuar 10 burra. Njërin e ka ndarë dhe e ka dërguar në një dhomë në të cilën nuk ka asgjë pos një tavolinë, dy karrige, dy gota ujë dhe dy pilula – rozë dhe blu. Vrasësi dhe viktima ulen përballë njëri-tjetrit në tavolinë. Krimineli i jep zgjedhjen viktimës – të marrë njërën nga tabletat e ofruara dhe i thotë që njëra ndër to me siguri do ta vrasë njërin nga ata të dy. Burri zgjedh blunë, ndërsa vrasësit i mbetet tableta rozë. Kidnapuesi dhe viktima i pinë njëkohësisht. Pas disa sekondash, burri i kidnapuar vdes.

    Pason një raund i ri. Vrasësi serial veçon sërish një tjetër të rrëmbyer dhe i jep të njëjtën zgjedhje. Kur zgjedh pilulën, vrasësi i mbetet një tjetër. I pinë në të njëjtën kohë, por sërish është viktima që ka ndërruar jetë. Dhe pastaj ai përsërit të njëjtën gjë me viktimën e tretë, të katërt, të pestë, etj… Rezultati është gjithmonë i njëjtë – vrasësi mbijeton, dhe njerëzit e rrëmbyer vdesin.

    Si e merr krimineli gjithmonë tabletën e parrezikshme?

    Zgjidhja e këtij misteri është aq e thjeshtë, vetëm që duhet të “lodhësh” pak kokën.

    Megjithatë, përgjigjen do ta gjeni – nesër, në tekstin e përditësuar.

    Lajmi Paraprak

    Suedi, probleme të mëdha me grupet kriminale

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Përderisa qeveria nuk dëgjon zërin tonë, nuk do të votojmë për ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë