Tetova e para në lidhje me dhënien e lejeve për ndërtimin e objekteve

    Qendra e Tetovës/Fotografia: Nistori

    Në Maqedoninë e Veriut në muajin shtator janë dhënë 277 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë prej 4. 643 053 000 denarëve.

    “Gjatë muajit shtator të vitit 2022 janë dhënë 277 leje ndërtimi, që është për 12.9 % më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që ndërkohë është rritur vlera e paraparë e objekteve për 21.1 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Raportohet që rreth gjysma e lejeve janë për objekte të larta ndërtimi, ndërsa më shumë se gjysma e investitorëve janë persona fizik.

    Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 427 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 40 344 metra katror”, raportoi Enti.

    Më së shumti leje janë dhënë në Tetovë (28), Kavadarci (20) dhe Gostivar (19).

    Lajmi Paraprak

    Mourinho e quajti Karsdorpin “joprofesionist”, në janar ai duhet të gjejë klub të ri

    Lajmi i rradhës

    Ministri Sali: “Ambiciozët” për tenderë duan të më largojnë nga ministria

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë