Ministri Sali: “Ambiciozët” për tenderë duan të më largojnë nga ministria

    Shefi i një kompanie të sapohapur dhe ish-shefi i kabinetit, Meriton Civuli, janë ata që duan të hakmerren ndaj meje, pohoi në një prononcim për “Fokus”, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, përcjell Nistori.

    Çfarë mund të komentoj për tre “ambiciozë vetëm për tenderë”, tha Sali – pasi anëtarë të degës në Çair kërkuan shkarkimin e tij nga posti ministror.

    Në konferencën e sotme për media, Civuli ka theksuar se partia është e shqetësuar dhe e pakënaqur me punën e ministrit Sali.

    Po kush ishte shefi i kabinetit të Salit, i cili, pa e ditur ai, ishte “në krye” të objekteve shëndetësore publike? Pak kohë më parë ministri aktual i Shëndetësisë e ka shkarkuar nga detyra, por nuk ka sqaruar arsyet e sakta. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tetova e para në lidhje me dhënien e lejeve për ndërtimin e objekteve

    Lajmi i rradhës

    Sulmohen fizikisht gazetarët e TV24 para shtëpisë ku u raportua se qëndronte biznesmeni Onishçenko (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë