Tetova kujton tragjedinë e Monopolit: 80 vjet pa drejtësi dhe përkujtim

    Më 19 nëntor 1944, portat e Monopolit u mbyllën dhe mijëra civilë shqiptarë, të rinj e të moshuar, u persekutuan pa gjyq. Qindra prej tyre nuk dolën më kurrë. Pas atyre mureve u krye një nga krimet më të rënda në historinë e kësaj zone dhe Tetova u mbulua nga zia, kujton Më Mirë Për Tetovën, përcjell Nistori.

    Sipas MMPT, edhe sot, pas 80 vitesh, plagët mbeten të hapura. Viktimat nuk kanë varre, nuk kanë përkujtimore dhe nuk kanë marrë drejtësi.

    “Ajo që e rëndon edhe më shumë këtë ngjarje është heshtja. Institucionet kanë heshtur. Partitë politike shqiptare kanë heshtur për dekada. Nuk ka as një pllakë përkujtimi, as një shenjë që nderon këtë sakrificë. Interesat partiake janë vënë mbi dhimbjen e qytetit. Kujtimi i atyre që u zhdukën është lënë pas dore. Kjo është një formë tjetër krimi: harresa e qëllimshme”.

    “Prandaj ne nuk mund të heshtim. Nuk mund t’i mbyllim sytë. Harresa është tradhti ndaj viktimave dhe rrezik për ne. Historia që nuk kujtohet, përsëritet. E shohim edhe sot: gjendja e Monopolit pasqyron heshtjen, krimin dhe korrupsionin që vazhdojnë. Nëse nuk kujtojmë dhe nuk kërkojmë drejtësi, atëherë jemi duke hapur rrugën që kjo tragjedi të përsëritet përsëri,” thuhet në reagimin e MMP për ngjarjen. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Konjufca dështon të bëhet kryeministër / Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Lajmi i rradhës

    Trump dhe Dosjet Epstein: çfarë duhet të dini

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë