Tetovë, mbetje të kurbaneve kudo nëpër rrugë

    Inspektorati komunal i Tetovës do të merr masa kundër disa banorëve të cilët nuk kanë respektuar rregullin e hedhjes së mbetjeve të kurbaneve në vendin e caktuar nga Bashkësia Fetare Islame dhe komuna.

    Edhe pse nga komuna e Tetovës u caktua vendi se ku do hidhen lëkurat dhe mbetjet e tjera të kurbaneve, megjithatë, në disa pjesë të qytetit të Tetovës, nda disa qytetarë të pandërgjegjshëm nuk është respektuar aspak kjo, dhe mbetjet e kurbaneve, janë hedhur kështu, në rrugë, duke kundërmuar madje aromë të keqe”.

    Banorët reagojnë për hedhjen e mbetjeve të kurbanit kudo.

    Kjo s’është në rregull aspak, se di çka të them,. Vet punoj në ndërmarrjen higjiena, kemi ngel se di çka të them. Kjo duhet të hiqet të shtyhet në vendin e vet siç e do rendi, në tokë, e jo afër kontejnerëve të qelbet aromë”, u shpreh një banor.

    Kurbani nuk hidhet nëpër rrugë në tokë në kontejner. Duhet në dhe të mbulohen sepse qentë i heqin zvarrë rrugëve.  Po i hodhëm gjithë këtu mbetjet e kurbaneve, paramendojeni çfarë erë e keqe do vjen, qentë do na mblidhen.  Këtyre që i hedhin kështu mbetjet atyre nuk ju llogaritet kurbani”, tha një banor tjetër.

    Nga Inspektorati Komunal thonë se pas konstatimit të gjendjes nëpër disa rrugë të Tetovës, do të shqiptohen gjoba prej 2450 denarë, për disa banorë, që përveç mbeturinave, rreth kontejnerëve, kanë hedhur edhe mbetjet nga kurbanet.

    Komuna në bashkëpunim me BFI caktoi dy lokacione për shitje të kurbaneve dhe një lokacion ku do dërgohen mbetjet, mirëpo kemi hasur edhe shumë pengesa ditëve të shkuara, sepse, disa qytetarë kanë hedh nëpër kontejnerë. Në bazë të ligjit, aty ku kemi të dhëna do ketë edhe procesverbale për qytetarët e pandërgjegjshëm, sipas Ligjit do veprojmë edhe me sanksionet”, u shpreh Gani Aliji shef i Inspektoratit komunal.

    Nga komuna e Tetovës po ashtu kanë njoftuar se do të bëjnë publike në ueb faqen e komunës edhe videot e personave të cilët nuk respektojnë vendet ku duhet hedhur mbetjet./alsat/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE, akuza për nipat e Ali Ahmetit

    Lajmi i rradhës

    MPPS i cilëson si të pabaza reagimet dhe kundërshtimet e Kishës Ortodokse ndaj Ligjit për Barazi Gjinore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë