Tetovë, në rritje numri i pacientëve të prekur nga alergjitë e ndryshme

    Temperaturat jo konstante, alergjitë e ndryshme gjatë periudhës se pranverës dhe virozat sezonale kanë rritur numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë në Spitalin e Tetovës, thotë mjeku Bekim Ismaili.

    Sipas tij, pacientët më së shumti ankohen me kollitje, teshtitje probleme me frymarjen, lotim të syve e sekrete të hundëve.

    “Me ardhjen e gjelbërimit na paraqiten alergjitë sezonale të cilat ndërlidhen me virozat sezonale, dhe kjo ka sjellë që të rritet numri i pacientëve që vijnë dhe i frekuentojnë ambulantat tona. Ne kemi një rritje të pacientëve që vijnë enkas për këta shqetësime në ordinancat tona. Kemi një rritje të pacientëve dhe kanë ato simptomat e që paraqiten enkas edhe si pasojë e ndryshimeve të temperaturave dhe i alergjenteve të ndryshme. Pacientët që vijnë me kollitje, teshitje, probleme me sistemin respirator, me sekret të hundëve e lotim të syve të cilët janë një kombinim edhe i virozave sezonale edhe i alergjenteve pranveror” – theksoi mjeku Bekim Ismaili.

    Mjeku Ismaili, apelon që personat që vujanë nga alergjentët e ndryshëme gjatë kësaj periudhe të mos frekuntojnë parqet dhe vendet me gjelbërim, e nese vendosin të dalin, të mbajnë maska mbrojtëse.

    “Ne i këshillojm pacientët që e dinë se kanë probleme me alergjitë sezoanle të fillojnë me kohë të marrin terapinë e duhur e të bëjnë një preventiv të alergjentëve sezonalë të cilët nëse ka edhe virozë sezonale edhe më tepër e rëndojnë gjendjen shëndetësore të pacientit. Këta pacientë duhet t’i shmangen sa do pak daljes në natyrë në ato vende ku ka gjelbërim apo më së paku të mbajnë masak mbrojtëse” deklaroi mjeku Ismaili.

    Ismaili thotë se për dallim nga dekada e kaluara tani shkon në rritje numri i pacientëve të prekur nga alergjitë e ndryshme. /RTVM/

    Lajmi Paraprak

    Opozita kërkon dorëheqjen e Lutkovit: kot kërkon falje, nuk ka vlerë

    Lajmi i rradhës

    ‘Të fortët’ në trotuar! Kërçova mbytet nga uzurpimi i hapësirave publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë