Teuta Arifi: Të jemi sa më korrekt gjatë kësaj fushate

    Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Tetovë, sot në hapësirën e komunës së Tetovës ka organizuar nenshkrimin e Kodeksit për zgjedhje fer dhe demokratike me kandidatet për kryetar komune në komunën e Tetovës, njofton Nistori.


    “Uroj zgjedhje fer dhe demokratike pa gjuhën e urrejtjes dhe në të njejtën kohë të jemi sa më afër qytetarit tonë për të biseduar dhe për të shpalosur programet tona dhe gjithsesi pas një procesi fer dhe një procesi të drejtë të fitoj ai për të cilin në bazë të ligjeve dhe në bazë të së drejtës për të shprehur kuotën ai për të cilin do të vendosin shumica e qytetarëve, ju uroj normalisht të gjithë kundërkandidatëve të mi shëndet dhe të gjithë sëbashku të jemi sa më tepër sa më të hapur dhe sa më korrekt në të gjitha shprehjet që i bëjmë gjatë kësaj fushate”, deklaroi para mediave dhe kandidatëve për kryetar komune, Teuta Arifi./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kandidati i LDSH nuk e nënshkruan kodin për zgjedhje fer dhe demokratike

    Lajmi i rradhës

    Kandidatët për kryetar komune në Tetovë zotohen për zgjedhje fer dhe demokratike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë