Kandidatët për kryetar komune në Tetovë zotohen për zgjedhje fer dhe demokratike

    Komisioni Komunal Zgjedhor Tetove sot me 25.09.2021 e shtune ne ora 12 organizon nenshkrim e Kodeksit per zgjedhje fer dhe demokratike me kandidatet per kryetar komune ne komunen e Tetovës, njofton Nistori.

    Para mediave dhe kandidatëve për kryetar komune foli edhe kandidati nga rradhët e PDSH-së, Sadi Bexheti ai falemenderoi mediat dhe kunder kandidatët e tij dhe tha se këtë radhë në zgjedhje do të ketë më pak zgjedhës, por shpresojmë për zgjedhje fer dhe demokratike. ” Në këto zgjedhje për dallim prej zgjedhjeve të kalume ndoshta do të ketë më pak zgjedhës për arsye se të rinjtë nuk i kemi këtu, por besoj zgjedhjet do jenë demokratike dhe nuk do të ketë lëshime që mund të bëjmë për arsye se do të votohet në mënyrë elektronike me anë të gishtave, kështuqë do jetë një përparsi e madhe”, deklaroi Sadi Bexheti.

    Herën e kaluar nuk j’u dha mundësia që të menaxhoni me komunën, mendoni se do të fitoni këtë cikël zgjedhor?

    “Ne të gjithë kemi një ide të fitojmë por do të shohim, realiteteti është vota populli, nuk nvaret prej nesh shumë njerëz kanë dëshira, por dëshirat nuk mund të realizohen ashtu”, tha Bexheti.

    Para mediave gjithashtu foli edhe kandidati për kryetar komune nga rradhët e Alencës për Shqiptarët, Vullnet Murseli ku uroj për zgjedhje fer dhe demokratike si dhe kundër kandidatëtve shendet dhe suksese në këtë cikël zgjedhor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Teuta Arifi: Të jemi sa më korrekt gjatë kësaj fushate

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Asnjë individ apo grup kriminal nuk mund të jetë më i fuqishëm se shteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë