Teuta Arifi kërkon memorandum, ASH e quan hipokrizi

    Komuna e Tetovës. Foto: Lirim Shabani

    Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur negativisht idesë së kryetares dhe kandidatës për kryetare Teuta Arifi, që fushata për zgjedhjet e 17 tetorit të shkurtohet dhe të respektohen viktimat e tragjisë së 8 shtatorit.Në përgjigjen e Aleancës për Shqiptarët thonë se sa i përket memorandumit që  ka propozuar zonja Arifi, si duket ajo nuk e kupton se është kryetare në ikje dhe pas zullumit që ka shkaktuar në Tetovë nuk është kurrfarë autoriteti, as moral as juridik, të bëjë thirrje të këtilla, e lere më të  tregojë se si duhet të sillemi në fushatë. “Ironia më e madhe është se pas dekadash në pushtet, herë deputete, herë ministre dhe tetë vjet kryetare komune, ajo bën ftesë që mos bëjmë fushatë para 27 shtatorit.

    Zonja Arifi, kjo datë edhe ashtu është e caktuar me ligj dhe fushatë para kësaj date nuk do të bëjmë as ne dhe besojmë as kandidatët tjerë, përveç partisë suaj e cila është mësuar të thejë ligjin kur t’i teket. Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari i ardhshëm i komunës së Tetovës do të zhvillojnë fushatë me ofertë konkrete për të rimëkëmbur Tetovën pas degradimit dhe kaosit tetëvjeçar të saj. Por njëkohësisht nuk e ka ndërmend të heshtë para krimit, korrupsionit, keqpërdorimit e keqmenaxhimit të tetë viteve të kaluara dhe kurrë nuk do të rreshtë së kërkuari përgjegjësi aty ku duhet. Dhe ju sigurojmë se o sot, o nesër, përgjegjësi do të ketë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

    Ata kanë kërkuar përgjigje dhe përgjegjësi lidhur me pyetjet e dy ditëve më parë të bëra publikisht në adresë të komunës së Tetovës. Ndryshe, kryetarja e komunës së Tetovës dhe kandidatja Teuta Arifi, përmes një postimi në Facebok, në shenjë të solidaritetit dhe në respekt të tragjedisë së 8 shtatorit, ka ftuar të gjitha partitë politike të nënshkruajnë këtë marrëveshje mirëkuptimi, për një fushatë elektorale të shkurtër në kohë, të drejtë dhe në respekt të tragjedisë së 8 shtatorit. “Qyteti ynë do të zgjedhë kryetarin e komunës dhe këshillin komunal më 17 tetor.

    Vendim i rëndësishëm demokratik për të zgjedhur atë që do të drejtojë Tetovën në të ardhmen. Por, megjithë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, prioritet duhet të mbetet respekti i viktimave dhe hidhërimi që ka pushtuar tërë qytetin tonë.Në këtë drejtim kandidatët për kryetarë komune janë dakordësuar për të nënshkruar këtë marrëveshje për një fushatë elektorale të shkurtër, të drejtë dhe në respekt të jetëve të humbura gjendjes së qytetarëve tanë dhe vlerave të shoqërisë sonë”, thuhet mes tjerash në propozimin e kryetares dhe kandidates për kryetare të Tetovës Teuta Arifi. Ajo ka kërkuar që fushata të jetë me ide, programe dhe informacione të bazuara në fakte./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    “Monstra”, Kurti i bindur se ky dhe rastet e tjera nuk janë zbardhur

    Lajmi i rradhës

    Kina dënon paktin e sigurisë midis SHBA-së, Britanisë dhe Australisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë