Teuta Arifi u jep honorare edhe familjarëve të saj prej buxhetit të komunës

    Rreth 900 mijë euro honorare për kontrata në vepër në nivel vjetor, paguhen nga Komuna e Tetovës, ndërsa në mesin e tyre ka edhe persona që jetojnë jashte vendit si dhe familjar të kryetares, Teuta Arifi. Këtë e denoncoi mbrëmë në emisionin “Rruga Drejt”, kandidati i ASH-AAA për Tetovës, Vullnet Murseli, i cili u zotua se administratën komunale do ta sistemojë dhe asnjë prej tyre nuk do të largohet nga puna, përcjell Nistori.

    “Problemin këtu bëjnë edhe të punësuarit me kontrata në vepër, që në nivel vjetor kalojnë edhe 900 mijë euro, shumë prej tyre ka njerëz që jetojnë në Gjermani dhe një prej tyre është familjar i Teuta Arifit. Paguhen njerëzit pa mos ju dhënë obligim pune. Problemi nuk është tek njerëzit, nuk duhet të largohen nga puna, por unë do të bëj sistematizim të gjithë të punësuarve”, tha Vullnet Murseli. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nuk ua dhanë punëtorëve paratë që morën nga shteti | Autoritetet në heshtje

    Lajmi i rradhës

    Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Europës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë