Thatësira në Kosovë: Liqene të shndërruara në kullota

    Lumenj e liqene të tharë shihen në pjesë të ndryshme të Kosovës. Si pasojë e rënies së nivelit të ujit, mbi sipërfaqe kanë dalë edhe objekte që dikur ishin të mbuluara. Madje, në Liqenin e Fierzës, që gjendet në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, hapësira që dikur ishte e mbuluar me ujë, tani po përdoret për të kullotur bagëtitë. I gjithë kontinenti evropian, por edhe pjesë të tjera të botës po përballen me thatësirë të rëndë si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut, por edhe valëve të të nxehtit. Komisioni Evropian tha më herët gjatë gushtit, se kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët fundit. /REL/


    Një varkë shihet në Liqenin e tharë të Fierzës. Ky liqe artificial, që gjendet në kufirin midis Kosovës e Shqipërisë dhe ka kapacitet që të mbajë mbi 3 miliardë metër kub ujë, së fundmi është tharë si pasojë e mungesës reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta. 
    1Një varkë shihet në Liqenin e tharë të Fierzës. Ky liqe artificial, që gjendet në kufirin midis Kosovës e Shqipërisë dhe ka kapacitet që të mbajë mbi 3 miliardë metër kub ujë, së fundmi është tharë si pasojë e mungesës reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta. 
    Në Liqenin e Fierzës, në pjesën e Kosovës, hapësira që dikur ishte e mbushur me ujë tani është shndërruar në kullotë për bagëtitë.
    2Në Liqenin e Fierzës, në pjesën e Kosovës, hapësira që dikur ishte e mbushur me ujë tani është shndërruar në kullotë për bagëtitë.
    Një varkë në brigjet e Liqenit të Batllavës. Edhe në këtë liqe, uji i të cilit përdoret për pije në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, vërehet rënie e nivelit të ujit. 
    3Një varkë në brigjet e Liqenit të Batllavës. Edhe në këtë liqe, uji i të cilit përdoret për pije në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, vërehet rënie e nivelit të ujit. 
    Thatësira ka goditur edhe Liqenin e Përlepnicës, nga i cili furnizohet me ujë Komuna e Gjilanit. 
    4Thatësira ka goditur edhe Liqenin e Përlepnicës, nga i cili furnizohet me ujë Komuna e Gjilanit. 
    Lumi që kalon përmes Komunës së Kamenicës, është tharë krejtësisht. 
    5Lumi që kalon përmes Komunës së Kamenicës, është tharë krejtësisht. 
    Në Liqenin e Fierzës shihet vendi ku më herët kalonte një rrjedhë e ujit. 
    6Në Liqenin e Fierzës shihet vendi ku më herët kalonte një rrjedhë e ujit. 
    Për shkak të rënies së nivelit të ujit, Liqeni i Fierzës po përdoret nga banorët për të kaluar me makina. 
    7Për shkak të rënies së nivelit të ujit, Liqeni i Fierzës po përdoret nga banorët për të kaluar me makina. 
    Katër varka në Liqenin e Batllavës, në Komunën e Podujevës. 
    8Katër varka në Liqenin e Batllavës, në Komunën e Podujevës. 
    Ky është guri i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës, por tani thatësira e madhe e ka nxjerr atë mbi sipërfaqen e tokës. 
    9Ky është guri i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës, por tani thatësira e madhe e ka nxjerr atë mbi sipërfaqen e tokës. 
    Thatësira në Liqenin e Badocit ka bërë që qytetarët të krijojnë rrugë të reja mbi shtratin e liqenit. 
    10Thatësira në Liqenin e Badocit ka bërë që qytetarët të krijojnë rrugë të reja mbi shtratin e liqenit. 
    Peshkatari Zabit Zhjeqi, tha se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës ka rënë për pesë metra. 
    11Peshkatari Zabit Zhjeqi, tha se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës ka rënë për pesë metra. 
    Pavarësisht rënies së nivelit të ujit, në Batllavë peshkatarët po vazhdojnë peshkimin. 
    12Pavarësisht rënies së nivelit të ujit, në Batllavë peshkatarët po vazhdojnë peshkimin. 
    Në Lumin e Shtrembër të Kamenicës, që kalon përmes qytetit, ka rënë niveli i ujit. 
    13Në Lumin e Shtrembër të Kamenicës, që kalon përmes qytetit, ka rënë niveli i ujit. 
    Ky është objekti i Doganës së vjetër, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës. 
    14Ky është objekti i Doganës së vjetër, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës. 
    Disa varka shihen në rrjedhën e Lumit Llap, ku vërehet rënie e nivelit të ujit. 
    15Disa varka shihen në rrjedhën e Lumit Llap, ku vërehet rënie e nivelit të ujit. 
    Thatësira në Liqenin e Fierzës, liqe artificial i krijuar për të furnizuar Shqipërinë me ujë të pijes. 
    16Thatësira në Liqenin e Fierzës, liqe artificial i krijuar për të furnizuar Shqipërinë me ujë të pijes. 
    Një rrjedhë e ujit që përfundon në Liqenin e Badocit. 
    17Një rrjedhë e ujit që përfundon në Liqenin e Badocit. 
    Kjo është një kërcimore e ndërtuar në Përlepnicë, liqenin që është prekur nga thatësira. 
    18Kjo është një kërcimore e ndërtuar në Përlepnicë, liqenin që është prekur nga thatësira. 
    Thatësira në Liqenin e Badocit ka nxjerr në sipërfaqe edhe trungje të druve. 
    19Thatësira në Liqenin e Badocit ka nxjerr në sipërfaqe edhe trungje të druve. 
    Një qytetar duke peshkuar në Liqenin e Badocit. 
    20Një qytetar duke peshkuar në Liqenin e Badocit. 
    Një qytetar duke u relaksuar pranë bregut të Lumit të Shtrembër në Kamenicë. 
    21Një qytetar duke u relaksuar pranë bregut të Lumit të Shtrembër në Kamenicë. 
    Degë e Lumit Llap, e cila sipas banorëve, qe gjashtë muaj është tharë. 
    22Degë e Lumit Llap, e cila sipas banorëve, qe gjashtë muaj është tharë. 
    Objekti i Doganës së vjetër shihet në Liqenin e Fierzës. Sipas një raporti të Komisionit Evropian, kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët e fundit. 
    23Objekti i Doganës së vjetër shihet në Liqenin e Fierzës. Sipas një raporti të Komisionit Evropian, kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët e fundit. 
    Lajmi Paraprak

    Kurti: Reciprocitet i plotë deri në arritjen e marrëveshjes me Serbinë

    Lajmi i rradhës

    Nga Kievi në Bukuresht: A e ka arritur kulmin ndikimi i Kinës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë