“The Guardian” liston Shqipërinë mes 10 shteteve ku mund të kaloni pushime me shpirt aventurier

    Prestigjozia “The Guardian”, ndër aktivitetet europiane që nxisin shpirtin e aventurës, rendit edhe sportin e kalërimit në Shqipëri, si një përvojë unike gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra mesdhetarë e rrënoja bizantine si dhe të njohësh mikpritjen e vendasve.

    Edhe kreu i ekzekutivit, Edi Rama, e ka ndarë në Facebook këtë link, ku mes të tjerash shkruhet:

    Në udhëtimin e Shtigjeve të Lashta Malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine.

    Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës të listuar në Unesco dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Si të hidratohesh shpejt e në mënyrën e duhur

    Lajmi i rradhës

    A po nxitet arratisja e rinisë shqiptare?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë