TikTok ndëshkohet në Venezuelë, shkak sfidat që çuan në vdekjen e përdoruesve të kësaj platforme

    Fotografia: Mike Blake (Reuters)

    TikTok është ndëshkuar në Venezuelë për sfidat virale që çojnë në vdekjen e përdoruesve të kësaj platforme.

    Gjykata më e lartë e Venezuelës vendosi që TikTok nuk mori masat e nevojshme dhe adekuate, për të parandaluar përhapjen e sfidave virale.

    Autoritetet e këtij vendi identifikojnë pikërisht këto sfida virale si fajtorin kryesor për vdekjen e tre adoleshentëve, të cilët thithën kimikate toksike.

    Një gjykatë në Venezuelë thuhet se i ka dhënë ByteDance tetë ditë për të paguar një gjobë prej 10 milionë dollarësh. Gjithashtu, kompania u urdhërua të krijonte një zyrë në Venezuelë.

    Venezuela do t’i përdorte ato para për të “krijuar një themel për viktimat e TikTok, që synon të kompensojë dëmtimin psikologjik, emocional dhe fizik të përdoruesve, veçanërisht nëse këta përdorues janë fëmijë dhe adoleshentë”, tha gjyqtarja Tanja Damelio.

    Lajmi Paraprak

    Nëse i referohemi kulturës, 2024-ta është viti kur u dorëzuam

    Lajmi i rradhës

    Arratisja nga pushtimi ushtarak i Ukrainës nuk e demoralizoi: Darija nga Khersoni gjeti jetën e saj të re në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë