Toshkovski: zbatimi selektiv i ligjeve kërcënon drejtësinë

    Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ishte i ftuar në panelin me titull “Thelbi i problemit – Ligje të këqija apo zbatim i keq? Toshkovski shtoi se këto zgjidhje do të sigurojnë transparencë, trajtim të drejtë për të gjithë shkelësit dhe rritje të efektivitetit në zbatimin e ligjeve, por do të ballafaqohen edhe me probleme që dalin nga praktika gjyqësore dhe zbatimi selektiv i ligjeve, përcjell Nistori.

    “Ajo që unë si ministër i punëve të brendshme e them, si në kuadër të qeverisë së përkohshme, ashtu edhe në kuadër të kësaj qeverie që ka marrë përsipër zgjidhjen e problemeve të së kaluarës, është se kur flasim për kulturën e komunikacionit dhe shkeljet në komunikacion dhe zbatimin e tyre, lirisht mund të them se kemi një sistem jofunksional që duhet të sjellë rezultate me interes për qytetarët e Maqedonisë”, tha Toshkovski.

    Toshkovski shtoi se sistemi është rrënuar për një kohë të gjatë, i cili po shkakton zemërim të madh në popull për shkak të dobësive katastrofike dhe me të drejtë kërkon zgjidhje.

    “Fakti është se sistemi është shkatërruar për një kohë shumë të gjatë dhe tani jemi në një situatë ku aksidente të tilla të tmerrshme tërheqin me të drejtë vëmendjen e publikut. Zemërimi mes njerëzve është i madh dhe njerëzit me të drejtë janë të zemëruar. Zemërim sepse shihet se dobësitë e sistemit janë katastrofike dhe natyrshëm është në kërkim të zgjidhjes”, theksoi Toshkovski.

    Toshkovski theksoi se që nga dita e parë e formimit të Qeverisë është duke u punuar për implementimin e sistemit “qytet i sigurt”, i cili duhet të japë zgjidhje sistematike të problemeve të së kaluarës, ku do të evidentohen të gjithë shkelësit dhe do të ndërmerren masat përkatëse. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?

    Lajmi i rradhës

    Gazetari serb voton në Prishtinë dhe thotë se Serbia ka tendenca për t’i shkaktuar dëme Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë