Tragjedi në Kavajë, mbytet babai me dy djemtë e mitur në plazhin Vilë-Boshtovë

    Tragjedi në bregdetin e Kavajës. Tre persona janë mbytur teksa notonin në plazhin Vilë Boshtovë.

    Babai me dy djemtë e mitur nga Tirana, ende të paidentifikuar ishin duke notuar në det teksa ende nuk dihen rrethanat sesi janë mbytur.

    Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët ankohen për çmimet, a ndikoi ndalimi i mallrave serbe?

    Lajmi i rradhës

    Çmimet buzë liqenit të Ohrit si në kryqetetet europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë