Gjatë ditëve të festave, si ajo e Pashkëve që është sot, lidhjet me familjen janë më të theksuara. Por këto ditë, ngjallin edhe shumë pikëllim dhe kujtime kur në familje kanë ndodhur humbje të mëdha.
Atmosfera në Koçani, ku nga zjarri që përfshiu diskotekën “Puls” më 14 mars, kanë humbur jetën mbi 60 persona, atmosfera nuk është e mirë. Në qytet ka shumë pikëllim sepse të gjithë janë prekur nga tragjedia, ose direkt ose viktimat janë të njerëzve të afërt.
Gazetari nga Koçani, Ilija Stefanovski, thotë se vëmendja është e madhe edhe për procesin e hetimeve. Qytetarët duan drejtësi, por sipas tij ka rezerva për epilogun e hetimeve.
Në kohë të ngjarjeve si ajo e Koçanit, institucionet duhet të përgjigjen me kohë për gjithë informacionet që i do publiku, thotë Aleksandra Temenugova nga Instituti për Studime të Komunikimit. Ajo thotë si edhe më parë, edhe tani, politikanët i politizojnë ngjarjet duke ngjallur mosbesim tek institucionet.
Sipas një studimi ku ajo ka qenë e përfshirë, çdo i pesti politikanë ka dhënë porosi që ajo e cilëson “të dëmshme”. Këto vlerësime u bënë gjatë “Programi 200” që transmetohet sot në pra 21:40 në Alsat!/Alsat