Shqipëria pranon letërnjoftimet me emrin e vjetër “RM”

    “Ekipi i Alsat aktualisht ndodhet në pjesën shqiptare të pikës kufitare të Qafë Thanës. Shërbimet kufitare shqiptare i lejojnë qytetarët maqedonasë të kalojnë pa problem, pavarësisht nëse e kalojnë kufirin me letërnjoftime apo pasaporta me emrin e vjetër kushtetues të shkruar në to apo me dokumente të reja me “Republikën e Maqedonisë së Veriut”, raportojnë nga Alsat.

    Ata me të cilët biseduam thonë se është mirë që autoritetet në Tiranë nuk krijojnë probleme, pasi një numër i madh i qytetarëve, sidomos nga zonat kufitare si Struga dhe Ohri, bëjnë çdo ditë vizita ditore në Shqipëri.

    Nga MPB thonë se komunikacioni ndërmjet dy shteteve zhvillohet pa probleme. Në dalje nga Maqedonia janë regjistruar 147 shtetas të Maqedonisë.

    “Në periudhën nga ora 00.00 deri në orën 10.00, të datës 13.02.2024, krahasuar me ditën e djeshme, në kalimin kufitar Qafë Thanë është rritur numri i pasagjerëve dhe automjeteve, pra zhvillohet normalisht dhe pa probleme pa asnjë ndalesë nga pala shqiptare. Konkretisht nga ora 00.00 deri në orën 10:00 janë regjistruar në hyrje 62 shtetas tanë, 441 shtetas të huaj ose gjithsej 503 pasagjerë. Punonjësit e policisë në pikën kufitare Qafë Thanë po i marrin të gjitha masat e nevojshme për qarkullim më të lehtë të pasagjerëve dhe automjeteve”, deklaroi Merlina Ziba-zëdhënëse në SPB Ohër.

    Por sot numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë kaluar kufirin ka qenë i vogël, këtë e ka vërejtur edhe kamera jonë, turma më të mëdha janë vërejtur për hyrje në Maqedoni. Lejohet të hyjnë edhe mjetet motorike me targa pa NMK. Pika kufitare Qafë Thanë është pika më e ngarkuar me Shqipërinë dhe aty kalojnë çdo ditë disa qindra makina dhe kamionë.

    Lajmi Paraprak

    Gashi: aktivistët e VV-së në RMV dëshirojnë që Kurti ta ndihmojë ndryshimin te shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Hoxha: ende nuk kemi vendosur se me kë do të koalicionojmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë