Tragjedia në Sllatinë të Tetovës, çfarë dihet deri tani

    Një tragjedi familjare ka ndodhur sot pasdite në fshatin Sllatinë të Tetovës. Në shtëpinë e familjes së R. Sh. një grua dhe vajza e saj katërvjeçare janë gjetur të vdekura. Bashkëshorti dhe djali i mitur janë dërguar në spitalin e Tetovës.

    Rastin në policinë e Tetovës e ka paraqitur mjeku amë në fshatin Sllatinë.

    “Sot (8-tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja”.

    “Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

    Sipas informacioneve të banorëve të fshatit, R.Sh për njëzet vjet ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe psikike, familja jetonte në kushte të vështira dhe kishin edhe probleme familjare.

    Pas ndihmës mjekësore, fëmija i mitur do të merret nën kujdes nga shërbimet sociale.

    Bashkëshorti u ndalua në polici për intervistë informative, deri në qartësimin e rastit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BDI: Thaçi largohet nga Fronti Europian, por mbetet në opozitë

    Lajmi i rradhës

    KOMEDIA QË PATI FATIN E “MESHARIT” SHFAQET NË TETOVË

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë