DEPONITË ILEGALE | Do të vendosen kamera për personat që ndotin mjedisin

    Një grup aktivistësh, vendosi që këtë ta nis ndryshe.

    Nëse zakonisht në ditë feste ata i gjen në natyrë, ose me biçikleta, sot ndërmorën aksion për pastrimin e mbeturinave nga deponia jolegale, e cila me vite ekziston në fillim të rrugës së Kalasë.

    “Edhe pse ekziston tabela që ndalon hedhjen e mbeturinave, ky vend këtu në fillim të rrugës së kalasë, është kthyer në një mini deponi”.

    “Kjo është simptomatike, në vendet tona. Gjithkund në hyrje dhe dalje, por edhe në vende që janë në kufi me gjelbërimin krijohen deponi spontane. me automatizëm njerëzit e heqin bërllokun nga vetja dhe hedhin në skaj qyteti apo vendbanimi. Ne ballafaqohemi direkt me këtë gjë, dhe me këtë punë ne japim sinjal, dhe pastaj kjo është si nismë apo si thupër deri tek birokracia, andaj patjetër ne ta bëjmë këtë që të shkoj sinjali në vend”, tha Jusuf Lazami – aktivist.

    Nga Ndërmarrja Publike paralajmërojnë vendosje të kamerave në pikat ku hidhen mbetje.

    “Në këtë drejtim jemi të bindur se vetëm po të shkohet me kamera live që gjithë ta shohin se kush hedh dhe kush ia do të keqen këtij qyteti dhe besoj kjo do jetë një ndërgjegjësim më i gjerë për gjithë banorët e Tetovës”, u shpreh Daut Memishi, zv drejtor i NPK “Tetova” Tetovë.

    Deponi jolegale në qytet ka shumë. Organet komunale, muaj më parë madje premtuan se këto deponi do të pastrohen, por kjo gjë nuk ndodhi. Disa që u pastruan, u rimbushën sërish. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dyert e zyrës së thesarit në Gostivar rezultojnë të mbyllura

    Lajmi i rradhës

    Rusia zotohet për hapje të korridorit humanitar në Mariupol

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë