Tragjedia në “Struma” të Bullgarisë, më e madhja në Europë në dekadën e fundit

    Foto: DIMITAR-KYOSEMARLIEV-AFP

    Tragjedia e sotme në Bullgari, ku vdiqën të paktën 46 persona, është aksidenti më i rëndë i autobusit në Europë në dekadën e fundit, raporton AFP, përcjell Nistori.

    Agjencia nëpërmjet një artikulli ka radhitur tragjeditë më të mëdha të autobusëve në Europë në 10 vitet e fundit, ndër ta edhe ky i fundit në Bullgari.

    • 2021: Katastrofë në Bullgari

    Në Bullgari herët në mëngjes, nga aksident trafiku i një autobusi kanë vdekur 46 persona. Autobusi ka qenë duke udhëtuar nga Turqia për në RMV. Shumica e udhëtarëve janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

    • 2019: Portugali dhe Rusi

    Portugali: 29 turistë gjermanë vdiqën, pasi autobusi doli drejt rrugës për në një restorant në ishullin malor të Madeiras më 18 prill.

    Rusi: Më 1 dhjetor, një autobus ra nga ura në një lumë të ngrirë në Siberi, gjatë të cilit 19 persona vdiqën.

    • 2018: Turqi dhe Bullgari

    Turqi: Më 29 mars, 17 migrantë të kontrabanduar nëpërmjet Turqisë vdiqën dhe 36 u lënduan kur autobusi shpërtheu në flakë pasi u përplas me një shtyllë. Ngjarja ndodhi pranë Karsit në pjesën lindore të vendit. Shumica e tyre ishin iranianë,
    afganë dhe pakistanezë.

    Bullgari: 20 besimtarë vdiqën pasi autobusi i tyre u rrokullis gjatë shiut të dendur në veri të Sofjes gjatë një udhëtimi në Manastirin ortodoksë. (25 gusht)

    • 2017: Autobus nga:

    Gjermania: 18 turistë nga Saksonia vdiqën kur autobusi mori flakë pas një përplasjeje me një kamion në Bavari më 3 korrik.

    Itali: 16 persona – kryesisht adoleshentë hungarezë që kthehen nga skijimi në Francë – vdiqën më 21 janar, pasi autobusi mori flakë pas një përplasje pranë qytetit verior të Veronës, përcjell Nistori.

    Rusi: 16 persona vdiqën kur një tren u përplas me një autobus të prishur më 6 tetor, edhe atë duke transportuar kryesisht uzbekë, në një kalim hekurudhor në lindje të Moskës.

    • 2015: Fatkeqësia më e rëndë në 3 dekadat e fundit

    Francë: Në aksidentin më të rëndë rrugor gjatë tre dekadave, 43 persona vdiqën kur një autobus që transportonte një klub pensionistësh u përplas me një kamion dhe e kaploi flaka pranë Pusegen, e cila është në pjesën jugperëndimore të vendit. (23 tetor)

    • 2014: Shpërthim tanku

    Turqi: Një cisternë që transportonte gaz të lëngshëm të naftës (LPG) u rrokullis dhe shpërtheu në autostradën e cila ishte në pjesën juglindore të vendit, ku 26 persona vdiqën në dy autobusë që ishin të përfshirë nga flakët. (22 korrik)

    21 persona të tjerë vdiqën në Turqinë qendrore më 23 janar kur autobusi u përplas u përmbys gjatë natës në në rrugën me akull.

    2012: 22 fëmijë ndërruan jetë

    Zvicër: 28 persona, përfshirë 22 fëmijë, vdiqën në një aksident në Sierra, në jug të Zvicrës, ndërsa kthehej në Belgjikë nga pushimet e skijimit. (13 mars)

    • 2011: Vdiqën studentë në Turqi

    Turqi: 25 persona, kryesisht studentë, vdiqën nga kamioni i ngarkuar me tulla, u përplas me një autobus pranë Salat, një fshat në provincën juglindore të Dijarbakirit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hannes Swoboda: Kemi nevojë për më shumë njerëz si Albin Kurti në Europë

    Lajmi i rradhës

    Lajçak dhe Vuçiq takohen për të biseduar rreth dialogut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë