Tragjedia në Tetovë, Zaev minon opozitën për Komisionin Anketues

    Kryeministri Zoran Zaev minon edhe hapin e dytë të opozitës për Komision anketues në Kuvend mbi tragjedinë e 8 shtatorit në spitalin modular të Tetovës. Zaev thotë se shumica parlamentare janë të interesuar për komision brenda kornizave parlamentare, por pas përfundimit të hetimit.

    Nuk ikim nga transparenca dhe kontributi për t’u zbardhur gjitha hollësitë dhe përgjigjet mbi atë se çfarë ka ndodhur në Tetovë, zjarrin dhe viktimat. Por ashtu siç është rendi, si fillim duhet t’ia lëmë fjalën organeve hetuese. Nuk munden përfaqësuesit politik të jenë kryesorë dhe bartës të hetimit. Kur të përfundon hetimi dhe të thuhet gjithçka, Parlamenti e ka të drejtën ashtu siç ka bërë në të kaluarën të hap debat anketues, t’i thërras përfaqësuesit, përgjegjësit t’i pyes dhe përmes parlamentit të dëgjohen përgjigjet që i kërkon populli ynë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

    Opozita akuzon pushtetin se me refuzimin e komisionit anketues po tenton të harron nga opinioni tragjedinë e Tetovës. VMRO-DPMNE-ja i bën thirrje Prokurorisë Publike të heton pa ndikime politike.

    Pushteti dëshiron të harrohet ky skandal. Jo vetëm Prokuroria Publike, por edhe Kuvendi dëshiron një gjë të tillë i cili refuzon të debaton për këtë temë. Të gjitha institucionet janë venë në shërbim të pushtetit për të fshehur këtë skandal. Prokuroria Publike ta kryen punën e saj me profesionalizëm dhe pa ndikime, duke thirrur në përgjegjësi personat kompetent për çështjen e Tetovës”, deklaroi Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Pas refuzimit të kërkesës së parë për shkak të mos respektimit të emrit kushtetues, opozita ditë më parë njoftoi se do të dorëzon nismë të re për komision anketues duke respektuar emrin kushtetues. Partia e Hristijan Mickoskit paralajmëron adresimin e kërkesës në ligjvënës edhe pse nga dita e hënë nuk do të thirren seanca plenare për shkak të mos keqpërdorimit të Kuvendit për fushatë zgjedhore./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Këshilla që fëmija juaj të ushqehet shëndetshëm

    Lajmi i rradhës

    Pse Rusia nuk do të pushojë së urryeri (dhe admiruari) Amerikën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë