Trajanov: Një njësi zgjedhore do ta demokratizojë parlamentin

    Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, mbrëmë në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se partia mbetet për një njësi zgjedhore, duke vlerësuar se një model i tillë nuk do ta dëmtojë asnjë parti, por do të kontribuojë në manifestimin e vullnetit real të votuesve në Parlament.

    “Nëse partitë e mëdha nuk janë të gatshme të krijojnë kushte të barabarta, shanse për garë politike, si mund të presim që vendi të demokratizohet. Parlamenti me një njësi zgjedhore do të jetë pasqyrë reale e vendosmërisë së qytetarëve. Nuk do të humbasë asnjë parti politike”, tha Trajanov.

    Deklarata e liderit të opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, për kryetarin e Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov është blof me të cilin kërkojnë që LSDM të vihet para drejtësisë dhe të tërhiqet përkrahja për ndryshimet në kodin zgjedhor, të cilat mes tjerash parashohin që Maqedonia të jetë një zonë zgjedhore. 

    Lajmi Paraprak

    “Tani është koha për debat parlamentar për modelin zgjedhor”

    Lajmi i rradhës

    Për shkak të një gabim shtypi, libri për variantin Omikron hyri në daullen e teorive konspirative

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë