Trajkoviq: Aleanca Vuçiq-Rama-Abazoviq duan copëtimin e Malit të Zi

    Atë që e ka thënë ditë më parë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur” e ka thënë sot edhe politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq.

    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, tani kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, ka thënë se aleanca Vuçiq-Rama-Abazoviq kanë për qëllim copëtimin e Malit të Zi.

    “Qëllimi i aleancës Vuçiq-Rama-Abazoviq nuk është futja e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur, por copëtimi i saj”, ka shkruar Trajkoviq, në një postim në Twitter.

    Ditë më parë vetë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se projekti “Ballkani i Hapur” është “shumë kontrovers”, sepse është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së.

    Madje ai ka vlerësuar se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe me ndonjë gjenocid”. 

    Lajmi Paraprak

    Pse po organizon Kina stërvitje rreth Tajvanit?

    Lajmi i rradhës

    Berisha tërheq paralelen për shaminë në shkolla mes Kosovës dhe Gjermanisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë