Transmetimi “LIVE” i seancës në faqen e komunës së Tetovës e “tradhtoi” Kasamin për informacionin e borxhit të komunës

    Gazetar | Emir Hamzi

    Përkundër paralajmërimit se do të pezullohen të gjitha aktivitetet për shkak të tragjedisë në Bullgari, komuna e Tetovës nuk e mbajti fjalën, kështu, sot mbajtën seancën e dytë të këshillit komunal të kësaj përbërje. Gazetarët nuk ishin të ftuar, por transmetimi live i seancës “tradhtoi” Kasamin i cili disa informacionë që i shpërndau, tha se i dedikohen vetëm këshilltarëve, shkruan Nistori.

    Seanca komunale u ndoq nga media vetëm nëpërmjet faqes së komunës së Tetovës (LIVE STREAMING)

    Edhe pse u tha që raporti për borxhin e komunës do të jetë vetëm për këshillin komunal dhe se informacioni është me karakter të mbyllur, seanca e këshillit komunal shkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë (LIVE STTREAMING) në faqen e komunës së Tetovës, ku për rrjedhojë qasje ka pasur edhe opinioni publik. Përndryshe, raporti i borxhit dhe gjithçka që u tha në seancën e dytë, kryetari Kasami duheshte të prononcohet para medias, me qëllim që të ketë hapësirë për pyetjet e gazetarëve.

    Çfarë tha kryetari i këshillit komunal të Tetovës

    Kryetari i këshillit komunal, Besar Durmishi para këshilltarëve deklaroi se për borxhin e komunës do të flet kryetari i komunës, Bilall Kasami pasi ishte edhe kërkesë e tij që të shpalos borxhet e komunës. Për opinionin e gjërë publik, Durmishi shtoi se për shkak të tragjedisë në Bullgari, kryetari do t’ju drejtohet vetëm këshilltarëve të komunës, ndërsa javën e ardhshme informacioni do të ketë edhe karakter publik.

    Cilët vendime u morën sot nga komuna e Tetovës

    Në seancën e jashtëzakonshme të gjithë këshilltarët kanë përkrahur vendimin për marrjen e një granti në vlerë prej 7 milionë denarëve për furnizim me kontainerë dhe kontainier gjysmë-nëntokësor të destinuar për fshatrat e Malësisë së Tetovës dhe për qytetin e Tetovës.

    Përndryshe, në seancë u votua edhe propozimi për ndihmë financiare prej 60 mijë denarësh për familjarët e viktimave nga rajoni i Tetovës.

    Gjithashtu u votua edhe verifikimi i mandatit të këshilltarit të ri të PDSh-së, pasi bartësi i listës së PDSh-së, Pajtim Thaçi dha dorëheqje për arsye objektive. Isnie Veseli-Jonuzi do të jetë në vend të Thaçit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prokurorë dhe hetues nga Bullgaria do të vijnë në RMV që të marrin ADN nga familjet e të vdekurve në tragjedinë në Bullgari

    Lajmi i rradhës

    Disa orë pasi u zgjodh si kryeministre e Suedisë, ajo dorëhiqet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë