“Transport publik falas” – A do ta mbajë Arsovska premtimin?

    “Transport publik falas. Është ky një nga premtimet e kryetare aktuale të Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. Por se si do ta realizojë këtë projekt dhe çfarë konkretisht ka planifikuar për të mbërritur këtë qëllim dhe për të realizuar këtë premtim që u bëri qytetarëve të Shkupit gjatë fushatës para zgjedhore. Të ndjekim deklaratën e saj”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi.

    “Plani është, po, kemi filluar që nga dita e parë me realizimin e këtyre projekteve. Po shqyrtojmë buxhetet. 06:14 Për minusin e kësaj ndërmarrje duhet të ketë përgjegjësi adekuate, ndërsa ne jemi të gatshëm të kërkojmë llogari pse është gjendja ashtu siç është. Unë besoj se për tre muaj  do t’i kemi punët të kristalizuara”, thotë Danela Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.

    Pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve, përgjigjet e Arsovskës ishin sipërfaqësore. Në vend se të shpaloste detaje rreth projektit, Arsovska u fokusua tek fakti që do të kërkojë revizion nga ndërmarrjet që janë në humbje financiare, pasi Ndërmarrja Për Transport Publike tashmë përballet me vështirësi financiare dhe mbetet e paqartë se me çfarë mjetesh do të mbushet arka e saj, nëse udhëtimi do të bëhet pa pagesë.

    Por a do të zgjidhnin qytetarët të lëvizin nëpër qytet me transport publik nëse i njëjti do të ishte falas. A do të ishin të gatshëm të linin veturat e tyre dhe të udhëtonin me autobus?

    “Edhe po të jetë me pagesë mendoj se duhet të shfrytëzohet transporti publik, sepse kemi ndotje të ajrit. Kur mundemi dhe kemi arsye për të lëvizur duhet ta bëjmë, të gjithë ne”, thotë një qytetarë

    Ndërmarrja publike e transportit Shkup (JSP) ka një nga buxhetet më të mëdha, por është e varur nga shteti dhe qyteti i Shkupit. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2020 ishin 1,68 miliardë denarë, por 715 milionë denarë ishin ndihmë nga Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në përmbledhje, JSP Shkup në vitin 2020 kishte në dispozicion më shumë se 27 milionë euro. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    ME RRNU N’KATUN

    Lajmi i rradhës

    Kërçovë, japin dorëheqje tre këshilltarë të BDI-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë