Kërçovë, japin dorëheqje tre këshilltarë të BDI-së

    Mbledhja e parë e përbërjes së re të këshillit të Komunës të Kërçovës nuk shkoi edhe aq mirë, pasi pa pritur tre këshilltarë të BDI-së deponuan dorëheqjet e tyre.

    Madje i pari u tërheq ishte bartësi i listës së BDI-së, mjeku Gazmend Jusufi, pastaj mjeku Qemal Rushiti dhe profesoresha Xhika Jahoja.

    Që të tre këshilltarët e dorëhequr thanë se arsye e vetëm e dorëheqjes së tyre janë angazhimet profesionale.

     “Duke u thirrur në nenin 29, prej sot jap dorëheqje si këshilltarë”, tha Gaymend Jusufi, këshilltar.

     “Duke pasur parasysh angazhimet e mija profesionale dhe për arsye personale, gjithashtu edhe unë thirrem në nenin 29 për rregullores e punës së këshillit të komunës së Kërçovës dhe mandatin ja kthej partisë të cilës i përkas”, pohoi Qamil Rushiti, këshilltar.

     “Do ti përmbahem nenit 29 dhe do të kthej mandatin tim si këshilltare”, theksoi Xhika Jahoja, këshilltare.

    Por, kur kanë pranuar të jenë në listë për këshilltarë, a e kanë ditur të dorëhequrit se përveç angazhimit profesional do të kenë edhe angazhim ndaj popullit si këshilltarë të zgjedhur!? TV21 pyeti bartësin e listës të BDI-së Gazmend Jusufin nëse arsye e dorëheqjes është politike, apo ka pranuar të jetë në listë vetëm sa për të grumbulluar vota?

     “Arsyet aspak nuk janë politike, sepse ju gazetarët çdo herë e mendoni atë, arsye e vetme është angazhimi im profesional, që me kalimin e kohës do të shihet sepse nuk mund të arrijmë këtu të kthehemi sepse jemi të angazhua në Shkup”, tha Gazmend Jusufi, bartës liste.

    Nga BDI-ja thonë se në bazë të rregullores së Këshillit këto emra do të zëvendësohen me 3 këshilltarët e radhës që kanë qenë në listë: Tefik Lutfiu, Sibell Tufekxhi dhe Argjent Asani.

    Kryetar i këshillit të Komunës së Kërçovës u zgjodh nga radhët e BDI-së Skender Xhabiri i propozuar nga këshilltari i LSDM-së  Ivan Bozhinoski. Kryetari i këshillit u votua me 12 vota PËR dhe 11 KUNDËR.

     “Ne jemi të zgjedhur nga qytetarët për të mirën e qytetit dhe qytetarëve dhe ky është parimi kryesorë pse ne jemi këtu”, tha Skender Xhabiri, kryetar i Këshillit Komunal në Kërçovë.

    Ndryshe shumicën prej 12 këshilltarësh në këtë përbërje të këshillit e ka BDI, bashkë me LSDM-në dhe këshilltarin e “Lëvizjes së vendosur për ndryshim”./TV21/

    Lajmi Paraprak

    “Transport publik falas” – A do ta mbajë Arsovska premtimin?

    Lajmi i rradhës

    Çizmet pa lidhëse!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë