Transporti publik në Shkup do të funksionojnë me orarin e së dielës

    Fotografia: Ilustruese

    Autobusët e Ndërmarrjes së qarkullimit publik “Shkup” në tre ditët e ardhshme: Krishtlindje – 6 janar, Buzmi – 7 janar dhe të shtunën, 8 janar, do të qarkullojnë me itinerar të së dielës, me përjashtim të disa linjave. Në kujdestari do të jenë tre biletari.

    Nga NQP informojnë se përjashtim nga itinerari i së dielës do të jenë linjat: 11, 11a, 18a, 32, 47a, 55, 55b, 56, 56a, 81, 118, 160 dhe 164, të cilat nesër (e enjte, 6 janar) do të lëvizin me itinerarin e së shtunës.

    Kujdestare do të jenë nga ora 7 deri në ora 19 biletaritë e Qendrës së Transportit dhe Tregut të Gjelbër, ndërsa biletaria në Gjorçe Petrov nga ora 7 deri në ora 13.

    Lajmi Paraprak

    Këshilla nga Umberto Eco

    Lajmi i rradhës

    Ç’të bëjmë me kapitalizmin? II

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë