Temperaturat e larta dhe pritja për autobusët e rrallë në Shkup, janë shndërruar në ankth për qytetarët.
Të revoltuar për këtë gjendjen e krijuar që assesi të merr fund, thonë se veçmë janë mësuar që pagat që marrin një pjesë më të madhe ta shpenzojnë për taksi që të shkojnë e kthehen nga puna.
“Çfarë të bëjmë, ky nuk është shtet, ky është shtet artificial, i morën në qafë të rinjtë se unë e kam krye më, në Jugosllavi ishte siç duhet se tani është shtet hajdutësh. Është e vështirë të presësh në temperatura të larta? Është si jo, ka që nuk mundën, me invaliditet”, u shpreh një qytetar.
“Me orë të tëra presim. Në të nxehtë është e vështirë të pritet? Si jo, kur nuk ka autobusë të rregullt, ja e presim nëse vjen mirë nëse jo me taksi do të shkojmë, 100 denarë do paguajmë”, tha një tjetër qytetar.
“Ka rrëmujë dhe nuk presim shumë, vetëm gjysmë ore. Çfarë duhet të ndërmerret? Atë unë nuk e di, shteti duhet të dijë atë çështje”, theksoi një qytetar.
Sipas informatave, shkak i reduktimit të disa linjave të private është borxhi i papaguar ndaj kompanive private nga ana e NQP-së, që shkon rreth 150 milion denarë. Disa kompani nuk janë paguar që nga dhjetori i vitit të kaluar ndërsa disa tjera që nga janari i këtij viti. Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, nuk u përgjigjën sa i përket pyetjes se sa është shuma e borxhit të pa paguar ndaj privatëve dhe kur do të shlyhet. Për shkak të borxhit të pa paguar dhe mos pasjes së parave për derivate, disa transportues të linjave private me numër 19 dhe 20 janë detyruar të reduktojnë qarkullimin, ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve që shfrytëzojnë këto linja, vazhdojnë të përballen me mungesën e autobusëve publik për të shkuar në punë ose për të kryer obligimet ditore. /Alsat/