Regjistrimi i popullsisë, Grubi: Shqiptarët do të dalin aq sa janë

    Edhe pse sot duhej të gjendej para deputetëve për shqyrtim, propozim ligji për Librat amë me të cilin parashihej që vetëm me një deklaratë noterie të ndryshohet gjinia në dokumente, nuk do të vihet fare në diskutim dhe se është shtyrë kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21 është shtyrë.

    “Ligji për ndryshimin e gjinisë është shtyrë. Siç e shpjegoi edhe zëvendësministri i Drejtësisë, bëhet fjalë për një rast të fituar në Gjykatën e Strasburgut nga një qytetar i vendit tonë me çrast detyrohet edhe Qeveria dhe Kuvendi ta ndryshojë Ligjin për librat amë. Do të thotë është shtyrë”, tha Grubi.

     Rezultatet do të jenë shumë të mira

    Grubi, refuzoi të komentojë deklaratën e kreut të Entit Shtetëror të Statistikave ku thotë se “pas 30 marsit do të shpallet armik i popullit”.

    Ai tha se “është optimist shumë i madh që rezultatet do të jenë shumë të mira”.

    “Shqiptarët do të dalin aq sa janë, por është shumë e rëndësishme që të gjitha mitet e viteve të fundit do të thyhen dhe nuk do të ketë drojë nga asnjë komunitet rreth asaj se cili sa është dhe se a janë shqiptarët 12, 145,.. siç e dini propagandën këtu në vend dhe se është falsifikuar regjistrimi i vitit 2002”, tha Grubi.

    Ndërkaq për më 30 mars është paralajmëruar se do të shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë së realizuar në vitin 2020.

    Keni hyrë të varfër në pushtet dhe dolët të pasur“, Grubi i përgjigjet Mickoskit

    Grubi thotë se kur Mickoski e thotë këtë, ndoshta flet nga përvoja.

    “Kanë qenë gjatë kohë në pushtet dhe mund ta dinë. Unë nuk di për raste të tilla por me sa duket ai e di dhe ka njohuri. Ndoshta e ka nga përvoja e kaluar dhe e di se si kanë hyrë të varfër dhe kanë dalë të pasur”, tha Grubi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dybala po e përjeton trajtimin e ngjashëm me Del Pieron në largimin e tij nga Juventusi

    Lajmi i rradhës

    Mediat ndërkombëtare jehonë krizës energjitike në Shqipëri: Qeveria ka urdhëruar fikjen e dritave në rrugë dhe ndërtesat publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë