Transporti publik në Shkup prej nesër kthehet në normalitet dhe do të funksionojë sipas itinerarit javor dimëror, ndërsa sërish do të jenë falas biletat për nxënësit e shkollave të mesme, njoftojnë nga Ndërmarrja e Transportit Publik-Shkup .
Sipas njoftimit në periudhën e kaluar, gjegjësisht gjatë pushimit të vazhduar dimëror, autobusët kanë qarkulluar me itinerar të reduktuar, praktikë e zakonshme gjatë pushimeve dimërore të nxënësve.
Itinerari i autobusëve në të gjitha linjat është në dispozicion në faqen e internetit të jsp.com.mk