Transportonte ilegalisht 26 migrantë, arrestohet nga policia

    Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Marshall Tito” në Shtip, policia ka arrestuar 31-vjeçarin A.G nga Shkupi, i cili me furgonin e tij “Iveco” me targa të Shkupit, ka transportuar 26 persona, emigrantë nga Siria, Pakistani, Egjipti dhe India.

    Siç njoftojnë nga MPB, pasi është ndaluar furgoni, shoferi dhe emigrantët kanë tentuar të ikin, por janë parandaluar nga policia.

    “Shoferi është mbajtur në stacion policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në qendrën transitore Vinojug në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të rastit do të pasojnë kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria për Punë të Brendshme.

    Lajmi Paraprak

    “10 persona janë strehuar në hapësirat e zjarrfikësve pasi uji ka kapluar shtëpitë e tyre”

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq thotë se Serbia po i “qaset seriozisht zgjidhjes së krizës” me Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë