Trazirat gjatë Festës së Birrës në Korçë | Kapet 21-vjeçari që hodhi kapsollat në koncertin e Bregoviç (Video)

    Redon Leka është 21-vjeçari që hodhi kapsolla gjatë koncertit të Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë duke shkaktuar trazira.

    21-vjeçari hodhi kapsolla në mes të turmës që ishin mbledhur për të dëgjuar koncertin aq shumë të komentuar.

    Gjatë shoqërimit të Lekës, për në ambientet e Komisariatit, F. K. ka kundërshtuar forcat e policisë, duke penguar punën e tyre.

    Ende nuk dihet arsyeja se përse Leka hodhi kapsollat, edhe pse mund të jetë një nga personat që kundërshtuan mbajtjen e koncertit.

    Ai është me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër pronës.

    Gjatë natës së djeshme u arrestua gjithashtu Kent Çeka, 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në Terminalin e Autobusave, gjatë kontrollit fizik , iu gjet kanabis.

    Policia shoqëroi disa persona pas hedhjes së gazit lotsjellës gjatë performancës së Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë.

    Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket momenti teksa të rinj të tjerë shkojnë pranë furgonit të policisë dhe nisin të përplasen me efektivët. Kjo zgjati vetëm pak çaste pasi ndërhynë efektivë të tjerë për të shpërndarë të rinjtë që iu afruan furgonit.

    Gazi lotsjellës u hodh në një zonë plot me spektatorë, të cilët duket u larguan me shpejtësi. Pavarësisht kësaj situate, performanca e Bregoviç nuk është ndërprerë në asnjë moment.

    Masa të rrepta sigurie u morën një natë më parë, me mbi 200 forca policie të pranishëm.

    Që në hyrje të terminalit thuhej se kishte kontrolle të rrepta për të gjithë të interesuarit për të ndjekur performancën e këngëtarit. Kontrollet arrinin deri atje sa nuk lejohen monedha, shishe apo sende të tjera metalike, ndaj mbetet e paqartë si i ka shpëtuar policisë rasti i gazit lotsjellës.

    Korçë

    Hodhi kapsolla lakrimogjene gjatë Festës së Birrës, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër rendit, sigurisë publike dhe pronës. Procedohet penalisht  edhe 1 shtetas tjetër, që kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të autorit të dyshuar. Në vendngjarje u sekuestrua një kapsollë e paplasur.  Arrestohet edhe një 26-vjeçar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Redon Leka, 21 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër pronës) si edhe filluan procedimin penal për shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në fshatin Xeng, Lushnjë.

    Më datë 22.08.2021, gjatë Festës së Birrës, 21-vjeçari Redon Leka, ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cënimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cënonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit. Gjithashtu nuk influencoi as në pjesëmarrjen e publikut.

    Gjatë shoqërimit të shtetasit Redon Leka, për në ambientet e Komisariatit, shtetasi tjetër F. K., ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës.

    Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur. Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

    Gjithashtu po nga këto struktura, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kent Çeka, 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në Terminalin e Autobusave, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Nga 1 shtatori nuk mund të udhëtoni pa Kovid – dokumente

    Lajmi i rradhës

    A kanë talibanët llogari në rrjetet sociale dhe si po përballen rrjetet sociale me ata?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë