Tre shpërthime të forta në Gaza, banorët vrapojnë për të gjetur strehë – bombat ranë në ndërtesa (Video)

    Një video e rëndë e publikuar nga Al Jazeera tregon momentin kur një punonjës shpëtimi vrapon drejt një rruge në Gaza derisa në sfond dëgjoheshin së paku tre shpërthime nga sulmet ajrore që godisnin ndërtesat shumë afër tij.

    Përveç tij, në video mund të shiheshin edhe një familje tjetër që po vraponin për sigurinë e tyre, transmeton Telegrafi.

    Një vajzë mund të dëgjohet duke qarë e duke vrapuar në drejtim të këtij burri i cili e mori për pak çaste në përkujdesje, më pas u afruan edhe familjarët e vogëlushes.

    Derisa vraponin për të ikur nga bombardimet drejt një strehe të sigurt në video mund të dëgjoheshin shpërthime të forta nga sulmet.

    Lajmi Paraprak

    Izraeli si përjashtim nga rregulli

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimet klimatike prekin vreshtat në RMV (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë