Tre të dyshuar për vrasjen e mjekut në Zhelezarë

    Është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen e mjekut amë në Zhelezarë, me çka shkon në tre numri total i të arrestuarve që dyshohen të kenë lidhje me këtë rast. Ministri Teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njoftoi se hetimi për vrasjen e shkaktuar me thikë po vazhdon edhe më tej.

    “Sipas informacioneve të mia është arrestuar edhe një person, pra gjithsej 3 persona. Kërkimi ka përfunduar në orët e vona të natës, vazhdohet me veprime të tjera hetimore që të mund të konfirmohet gjendja faktike”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër Teknik i punëve të brendshme.

    Ministri Teknik, Toshkovski gjatë ditës së djeshme njoftoi se janë ndërmarrë 20 veprime hetimore, janë kontrolluar mbi 50 kamera, sipas të cilave, siç tha ministri, është konstatuar se motivi i vrasjes nuk lidhej me profesionin që ushtronte mjeku i vrarë. Më 21 mars në orët e vona të mbrëmjes, mjeku amë është gjetur brenda makinës së tij me 9 plagë thike në trup. Atë e kanë gjetur djemtë e tij, të cilët kishin filluar ta kërkonin që kur babai i tyre nuk ishte kthyer në shtëpi në kohën e paraparë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Të moshuarit në timon – Gjermania kundër testeve shtesë

    Lajmi i rradhës

    Një derë e re për drejtësi – Si do të mund t’i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë