Tre të plagosur në Baçishtë të Kërçovës nga krismat në një aheng familjar

    Në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm, policë të Njësisë Policore në Zajas të Kërçovës, kanë privuar nga liria 46 vjecarin B.U nga fshati Baçishtë, sic thonë nga policia, me punë të përkohshme në Austri.

    Sipas buletinit policor, gjatë një ahengu familjar në këtë fshat ka gjuajtur disa herë me revolen me leje në emër të babait të tij.

    Por, jo gjithcka ka shkuar mirë gjatë krismave.

    Nga të shtënat lëndohen tre persona.

    “E.E (33), M.R (57) dhe një e mitur, të gjithë nga Baçishta e Kërçovës, që kishin qenë në dasmë, kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Urgjencën e Kërçovës, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Nga R.U janë marrë revolja dhe 300 fishekë që i ka patur me leje. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të inicohen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

    Ndryshe MPB përkujton se gjuajtja me armë është në kundërshtim me ligjin për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë, dhe ka dënim me të holla dhe dënim me burg.

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët e kanë të vështirë të fitojnë pavarësinë, faji i prindërve

    Lajmi i rradhës

    Kadriu: është shqetësues fakti i besimit të ulët në gjyqësor dhe në shëndetësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë