Nxënësit e ndërrimit të dytë në Strugë, çdo ditë kalojnë rrugët deri te shtëpitë e tyre nëpër terr

    Disa nxënës të Strugës, të cilët ndjekin mësimin në turnin e dytë, kalojnë çdo ditë nëpër rrugë të errëta për të arritur në shtëpitë e tyre, reagojnë prindërit. Ata thonë se janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre. Shumë prej tyre, për shkak të rrugëve të pa ndriçuara si masë me të cilën komuna kursen energjinë elektrike, detyrohen t’i presin para shkollës. Shumë shpesh këta janë edhe më të vegjlit nga klasa e parë deri në të katërtën.

    “E kam nipin këtu, kështu që kam ardhur ta marr, për shkak të errësirës nuk është e sigurt, nuk ka drita. Në qytet ka qen sa të duash, e si mund të ecë vetëm një fëmijë i klasës së tretë?…”

    “…Janë të shumta rastet kur një fëmijë që kthehet nga shkolla sulmohet nga qentë…”.

    “Vij nga rruga 15 Korpus, gjithçka është errësirë. Qen ka sa të duash. Të paktën orët e mësimit duhet të bëhen që fëmijët e vegjël të shkojnë deri në orën 16”.

    Alsat kaloi një pasdite pranë shkollës fillore Vëllezërit Milladinov. Disa nga dritat u ndezën pas orës 17, kur një pjesë e mirë e nxënësve ishin larguar tashmë.

    “Kjo situatë vazhdon tashmë 2 muaj. Por tani është e qartë, dita është më e shkurtër, errësohet shpejt, në disa nga rrugët ndriçimi ndizet më vonë, rreth orës 17, por një pjesë e madhe e rrugëve janë në errësirë totale…”.

    Prindërit kërkojnë që autoritetet komunale të marrin masa dhe të ndryshojnë orët kur nuk ka ndriçim rrugor, pasi disa fëmijë nga klasat e larta kanë edhe aktivitete jashtëshkollore që mbarojnë pas orës 21.00. Alsat pyeti komunën e Strugës se si do ta zgjidhin këtë problem, por na thanë se nuk do të përgjigjen. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Kulturës përdhos gjuhën shqipe (Foto)

    Lajmi i rradhës

    Gjykata Kushtetuese: Personat me aftësi të veçanta nuk do të kenë më kufizime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë