Tre të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Bosnje e Hercegovinë

    Një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.

    Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike.

    Në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i shkollës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë policia në kantonin Una-Sana.

    Sipas policisë, sulmuesi tentoi të bënte vetëvrasje, por u plagos rëndë dhe u transferua në Qendrën Klnike Universitare në Banja Llukë.

    I dyshuari është punëtor i një shkolle të mesme në Sanski Most. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Lulëzimi dhe shtimi i algave mund të shkaktojë katastrofë të re ekologjike në liqenin e Dojranit

    Lajmi i rradhës

    Po e pengon ShBA reformën e taksave globale?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë