Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të dytë u rrit shitblerja e produkteve bujqësore.
“Në tremujorin e dytë të vitit 2025, blerja e produkteve bujqësore nga prodhuesit individual është rritur për 26.4%, dhe shitja e produkteve bujqësore nga prodhimi vetanak është zvogëluar për 5%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Në tremujorin e dytë në Maqedoninë e Veriut deri 3.6 miliardë denarë ka arritur shitblerja e produkteve bujqësore.
“Blerjet dhe shitjet në tremujorin e dytë 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë u rritën për 7.2%”, raportoi Enti, duke theksuar rritjen më të madhe te pemët dhe vreshtar për 383.9 %, ndërsa ulje më e madhe u regjistruar te peshku (19.3 %).
Në shitblerjen e produkteve bujqësore mund të dallojmë domatet me 7 mijë ton në tremujor.






