Tregu i punës i refuzon, universitetet në RMV i diplomojnë – çarja mes dijes dhe realitetit

    Foto Ilustruese

    Çdo ditë e më shumë po vihet re një rënie në cilësinë e arsimit të lartë në vend. Mësimdhënësit vlerësojnë se faktorët janë të shumtë ndërkohë që disa prej arsyeve që përmenden janë rritja e numrit të universiteteve, fryrja e notave duke nisur nga arsimi fillor, programe studimi të papërshtatshme me kërkesat e tregut të punës, mungesa e stafit të kualifikur dhe shumë të tjera. Profesoresha Ajtene Qamili theksoi se shitja ose fryrja e notave krijon kuadër të dobët dhe pa dije.

    “Mesatarja e notave të sotme është në nivel shumëfish më të lartë se sa në kohën që ne kemi qenë student. Megjithatë sa është dija e nxënësve apo e studentëve e barabartë apo ekuivalente me këtë mesatare. Ne momentalisht jemi duke prodhuar kuadro që kanë nota të larta por që nuk kanë dije. Nuk flas për të gjithë por në përgjithësi si numër, si shifër krijohet nji mashtrim, ne mashtrojmë vetveten. Kemi nota të larta por në fakt nuk kemi njohuri për ato nota që I kemi”, tha Ajtene Qamili, profesore.

    Sipas profesorit Veland Ramadani, rritja e numrit të universiteteve, shpesh herë pa standarde të forta cilësie ka çuar në inflacion diplomash, ku diploma nuk garanton më njohuri apo aftësi të mjaftueshme. Sipas Ramadanit, shumë prej universiteteve fokusohen më shumë në numrin e regjistrimeve sesa në cilësinë e mësimdhënies.

    “Kjo rritje e numrit të universiteteve që me plot bindje e them pa transparencë në bordet e akreditimit, akreditime të programeve brenda periudhave shumë të shkurtra pa ndonjë kriter….hapet drejtimi a nuk mund ti gjejnë katër emra që duhet ta mbajnë drejtimin. Në këto situate nuk mund të kërkojmë edhe të ofrojmë cilësi. Hap fakultet sociologjie përshembull ndërsa e mbajnë historianët dhe albanologët. Situata të tilla kemi mjaft dhe kjo duhet të ndalet dhe të ngritet zëri. Kjo, pastaj do të çoj në hiperinflacion diplomash edhe në defragmentimin e skajshëm të cilësisë”, tha Veland Ramadani, profesor.

    Në Unionin Studentor Shqiptar vazhdimisht arrijnë ankesa nga studentët për sfidat me të cilat përballen gjatë viteve të studimit. Më të theksuara janë ankesat që kanë të bëjnë me mungesën e ptofesorëve.

    “Më shumë vërejtje ka që ka ra niveli imësimit në universitetet shtetërore. Ankesat kanë qenë që profesorët nuk janë shumë të fokusuar, nuk ka mjaftueshëm profesor. Ankesa më e madhe është se nuk ka transport publikStudentët gjithmonë ankohen për profesorët që nuk I mbajnë ligjeratat dhe ligjeratat e profesorëve I mbajnë asistentët e tyre”, u shpreh një studente.

    Në konferencën me temë: “Sfidat dhe Perspektivat në Arsimin e Lartë në RMV” u nënvizua se ndërhyrjet politike ose interesa të caktuara shpesh ndikojnë në funksionimin e universiteteve, duke e cenuar autonominë akademike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Akuza për hetime selektive për tragjedinë në Koçan

    Lajmi i rradhës

    16 spitale modulare u ndërtuan në RMV gjatë Covid 19 pa standarde minimale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë