Pasi e vranë pronarin boshnjak, serbët ndërtuan objektin fetar në oborrin e shtëpisë së të ndjerit: Shembet kisha ilegale në Bosnje

    Me prishjen e këmbanës së Kishës në Konjeviq Polje përfundoi faza e fundit e shembjes së saj, e cila realizoi gjykimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

    Kisha në oborrin privat të Fate Orloviq ka qenë objekt i mosmarrëveshjes për shumë vite dhe pas një beteje të gjatë ligjore, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut lëshoi një vendim më 1 tetor 2019, duke urdhëruar Bosnjën dhe Hercegovinën të hiqte kishën nga prona private.

    Përkundër faktit se prishja e kishës u shty nga viti në vit, Orloviq dhe familja e saj morën më në fund drejtësinë.

    Në mëngjes, mekanizimi hyri në oborr dhe shembi ndërtesën e diskutueshme, raporton klix.ba.

    Le të kujtojmë, Kisha Ortodokse Serbe e ndërtoi kishën në pronën e Orloviqit, e cila është detyruar ta linte shtëpinë së bashku me shtatë fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Shaçir, i cili u ekzekutua gjatë gjenocidit serb në Bosnje nga 1992 në 1995. 

    Lajmi Paraprak

    Gazeta franceze në vitin 1912: Marrrëdhënia speciale e Edith Durham-it me Shqipërinë dhe shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Të rrëfesh botën ndryshe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë