TREGU I SIGURIMEVE NË RMV | Rritje, por larg Europës

    Tregu i sigurimeve në Maqedoni është në rritje të vazhdueshme me një rritje prej 12 për qind në vit, megjithatë shifrat ende tregojnë se jemi prapa mesatares evropiane. Rritje shënojnë edhe polisat, por edhe pagesat e dëmeve që flet për stabilitetin e këtij sektori.

    Në tremujorin e tretë 2025, bruto polisat arritën në 13.80 miliardë denarë (11.53 miliardë jo-jetë; 2.27 miliardë jetë) që paraqet një rritje në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2024 kur arritën 12.19 miliardë denarë (10.13 miliardë jo-jetë; 2.06 miliardë jetë).

    Njëherësh në tremujorin e tretë 2025 janë paguar bruto dëme në vlerë prej 4.82 miliardë denarë (3.97 miliardë jo-jetë; 0.85 miliardë jetë), duke shënuar trend rritës në raport me tremujorin e tretë të vitit 2024 kur u paguan bruto dëme prej 4.32 miliardë denarë (3.62 miliardë jo-jetë; 0.70 miliardë jetë)

    Në vitin 2025, qytetarët dhe kompanitë paguan një shumë prej rreth 290 milionë eurosh për sigurimin e shtëpisë, makinës, jetës, aksidenteve dhe të gjitha opsionet e tjera të ofruara nga kompanitë e sigurimeve, ndërsa në vitin 2020 u paguan 163 milionë euro. Apo me fjalë të tjera gradualisht po rritet tregu i sigurimeve.

    160 EURO PËR PRODUKTE SIGURIMI

    Me vite pjesa më e madhe të këtij tregu financiar i takon sigurimit të përgjegjësisë nga automjetet, i cili arriti në 104 milionë euro vitin e kaluar, ndërsa rreth 24 milionë euro u paguan për kartat e gjelbra vitin e kaluar..6

    Të dhënat nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve tregojnë se vetëm 52 milionë euro u paguan për sigurimin e jetës, ndërsa pjesa në segmentin jo-jetë është shumë më e madhe, ku shuma totale e policave arrin në pothuajse 240 milionë euro.

    Parametrat kryesorë, pra pjesa e primit apo polisës të siguruar të mbledhur nga kompanitë e sigurimeve në raport me PBB-në, është akoma në nivelet më të ulëta dhe arrin diku, 1.72% e PBB-së përbën polica sigurimi. Gjithashtu, çdo banor i Maqedonisë shpenzon rreth 160 euro për produkte sigurimi. Ekspertët vlerësojnë se sigurimi i detyrueshëm ka një trend rritjeje dhe ky trend mbështetet nga kushtet e reja të trafikut, nga ‘qyteti i sigurt’. Sa për ilustrim një banor slloven harxhon mbi 1000 euro për sigurim.

    Sipas siguruesve, përveç nevojës për një njohuri më të madhe financiare jo vetëm të qytetarëve, por edhe të biznesmenëve, një fushë tjetër në të cilën duhet punuar është edhe njohuria dixhitale, sepse megjithëse ofrojnë shumë shërbime të dixhitalizuara, ato ende nuk përdoren mjaftueshëm.

    Numri një i Këshillit të Ekspertëve pranë Agjencisë për Supervizionin e Sigurimeve, Eli Drakullovska thotë se përfundimin se tregu i sigurimeve në segmentet e jo-jetës dhe jetës në vitin 2025 siguron vazhdimësi të rritjes. “Tregu i sigurimeve shënoi një rritje me shifra dyshifrore në vitin 2025, si në segmentet e sigurimeve jo-jetë ashtu edhe në ato të jetës. Për ne si rregullatorë, është veçanërisht e rëndësishme që rritja e dëmeve të paguara ndjek edhe rritjen e investimeve në sigurime”, tha Drakullovska.

    Nga Agjencia për Mbikëqyrje dhe Sigurime , thonë se tregu i sigurimeve funksionon mirë, është i qëndrueshëm dhe në zhvillim e sipër. Në vazhdimësi kryer mbikëqyrje në terren dhe jashtë vendit në kompanitë e sigurimeve dhe kompanitë e ndërmjetësimit, ku janë vendosur mbi 100 masa mbikëqyrëse në aspektin e rekomandimeve, urdhrave dhe të ngjashme, me afate kohore për zbatimin e masave mbikëqyrëse. Nga ky trup rregullator vlerësojnë se nevojitet përfshirje financiare si dhe njohuri më e madhe e popullatës për tregun e sigurimeve.

    Në treg operojnë 17 kompani (11 për sigurim jo-jetë, 6 për sigurim jete), shumica e të cilave janë në pronësi të investitorëve evropianë (14 nga 17 kompani). Maqedonia ka një treg konkurrues, me disa lojtarë të mëdhenj, siç janë Sigurimet e Maqedonisë (Vjena e Sigurimeve Group), Eurolink, Croatia Insurance – Life, Sava Insurance, Halk Insurance dhe Triglav Insurance.

    Së shpejti ato do të përballen me një lojtar tjetër në treg, i cili vjen nga Serbia dhe ka blerë kompaninë e vogël të sigurimeve nga Manastiri, ZOIL Macedonia.

    Tregu është i ndarë në dy kategori kryesore, sigurimet jo-jetë, të çilat përfshijnë Përgjegjësinë ndaj Automjeteve (të detyrueshme), Sigurimin Kasko, Sigurimin e Pronës dhe Sigurimin e Udhëtimit, dhe ky segment përbën mbi 80 për qind të pjesës së tregut.

    Kategoria e dytë është Sigurimi i Jetës, i cili filloi të zhvillohej në treg në vitin 2005 dhe përfshin sigurimin klasik të jetës dhe sigurimin e investimeve. Sigurimi i jetës ka një pjesë të vogël, por po rritet më shpejt se sigurimi jo-jetë.

    Në tremujorin e tretë 2025, bruto polisat arritën në 13.80 miliardë denarë (11.53 miliardë jo-jetë; 2.27 miliardë jetë) që paraqet një rritje në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2024 kur arritën 12.19 miliardë denarë (10.13 miliardë jo-jetë; 2.06 miliardë jetë).

    Njëherësh në tremujorin e tretë 2025 janë paguar bruto dëme në vlerë prej 4.82 miliardë denarë (3.97 miliardë jo-jetë; 0.85 miliardë jetë), duke shënuar trend rritës në raport me tremujorin e tretë të vitit 2024 kur u paguan bruto dëme prej 4.32 miliardë denarë (3.62 miliardë jo-jetë; 0.70 miliardë jetë)

    Njëherësh sipas të dhënave nga Raporti Vjetor i Tregut të Sigurimeve nga Agjencia e Supervizonit për vitin 2024, sigurimi jo-jetë gjeneroi 212 milionë euro (81.88 për qind të tregut total), me një rritje prej 10.27 për qind. Sigurimi i jetës, nga ana tjetër, u rrit më shumë me 16.31 për qind dhe arriti në 47 milionë euro (18.12 për qind).

    Sigurimi i detyrueshëm i automjeteve është lider me 5.91 miliardë denarë ose 37.03 për qind të tregut të përgjithshëm. Pas tij vijnë sigurimi i pronës (15.82%), sigurimi i jetës (13.15%), sigurimi gjithëpërfshirës (8.52%) dhe sigurimi shëndetësor (8.31%).

    KARSHI EVROPËS

    Kompanitë përfunduan me një fitim neto prej 697 milionë denarësh ose 11.3 milionë eurosh. Me mbi 260 milionë euro në prime, Maqedonia është në të njëjtin nivel me Shqipërinë (rreth 260-270 milionë euro në vitin 2024). Kosova është pak prapa nesh me 168.1 milionë euro (rritje 15%). Në Serbi, vlerësimet tejkalojnë 1.5 miliardë euro.

    Megjithatë, tregu vendor i sigurimeve mbetet prapa vendeve të rajonit. Shkalla e depërtimit – domethënë, pjesa e sigurimeve në produktin e brendshëm bruto – është 1.62 për qind, gjë që e pozicionon Maqedoninë midis tregjeve më pak të zhvilluara në Evropën Juglindore.

    Vetëm Shqipëria dhe Kosova, me nga një për qind secila, kanë vlera më të ulëta, ndërsa pjesa tjetër e vendeve në rajon shënojnë rezultate më të mira. Në Shqipëri, primet e shkruara bruto vlerësohen sa 1.03% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 0.97% që kishte qenë një vit më parë. Edhe primi i sigurimit për frymë u rrit për të pestin vit radhazi duke shkuar rreth 119 euro, ose 11.8% më shumë krahasuar me një vit më parë. Fitimi i tregut të sigurimeve iu kthye rritjes vitin e kaluar dhe shënoi nivelin më të lartë historik. Sipas informacionit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), fitimi arriti në 3.13 miliardë lekë ose 32.4 milionë euro.

    Në Bosnjë dhe Hercegovinë, shkalla e depërtimit është 1.78, në Mal të Zi 2.11 dhe në Serbi 1.8 për qind.

    Vlera e primeve totale të sigurimit në Slloveni në vitin 2024 arriti në 2.7 miliardë euro.

    Në vitin 2024 , pjesa e primeve sllovene të sigurimit në PBB arriti në 4.1% (4.8% në vitin 2023), që është vlera më e ulët që nga viti 2003. Dy vite më parë apo në 2024- ën, një banor i Sllovenisë shpenzoi mesatarisht një rekord prej 1,281 euro për sigurimin e pronës dhe të stilit të jetesës.

    Në kontekstin më të gjerë evropian, tregjet janë ndryshëm të zhvilluara: Kroacia (2.13%), Estonia (1.74%), Polonia (2.35%), Lituania (2.08%), Letonia (2.94%), Republika Çeke (2.92%). /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Vetëm “Po” do të thotë “Po” – votim në Parlamentin Europian

    Lajmi i rradhës

    LSM nuk do ta festojë 1 Majin, por do të protestojë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë