Trençevska: SAShK duhet të paguajë pagat e atyre që janë në grevë

    Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska tha se e drejta për grevë është e rregulluar me Ligjin për marrëdhënie pune dhe marrëveshjet kolektive për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve.

    Ajo theksoi se punëdhënësi duhet t’i paguajë kontributet, por pagën neto të secilit të punësuar ta paguaj SASHK-u.

    “Neni 240 jep të drejtën e grevës, dhe neni 241 i referohet faktit që sindikata duhet të paguajë rrogë. Kjo është një grevë për të kërkuar avancimin e të drejtave të punëtorëve. SASHK me vendimin për grevë kërkon harmonizim me pagën minimale, ndërsa ligji për pagën minimale ka afat prej gjashtë muajsh për harmonizim”, deklaroi Jovanka Trençevska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

    Trençevska gjithashtu theksoi se nga punëtorët në çerdhe është kërkuar që të mbahet evidencë se kush janë në grevë, gjegjësisht që shteti të mund t’u paguajë rrogat atyre që kanë shkuar në punë rregullisht, e të tjerët t’ia kërkojnë SASHK-ut.

    Lajmi Paraprak

    Zemërimi i babait për marinsin e “zhdukur” të luftanijes ruse Moskva

    Lajmi i rradhës

    Adoleshenca e vështirë | Këshillat e psikologëve për të shmangur “nuk më kupton askush”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë