Trendafilov: më 1 maj punëtoret të dalin në mënyrë masive në protestë

    Punëtoret në Maqedoni po përballën me presionin e ekzistencës së tyre për shkak të rritjes së shpenzimeve për jetë dhe pagave të ulëta, tha sot kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafilov, i cili bëri thirrje që më 1 maj punëtoret të dalin në mënyrë masive në protestën e punëtoreve dhe të shprehin pakënaqësitë.

    “Ne punëtoret do të dalim në protestë për 1 maj do të kërkojmë që të kthehen harxhimet e udhëtimit dhe ushqimit, të drejtë të cilën e humbëm në vitin 2009 për shkak të llogaritjes së sistemit bruto në Maqedoni. Do të kërkojmë rritjen e pagave dhe atë në 100 ditët e para të qeverisë së re dhe në veçanti rritjen e pagës minimale më së paku 45 euro e cila është aq edhe në regjion që të mos vijmë në situatë që qytetaret tonë të ndërtojnë ekonomi të huaja dhe të punojnë për interesat e huaj”, tha Slobodan Trendafilov – kryetar i lidhjes së sindikatave të Maqedonisë.

    Sipas kryetarit të Lidhjes së Sindikatave protesta e punëtoreve më 1 maj do të filloj në ora 11:00 para Shtëpisë së Punëtorëve dhe do të vazhdojë deri tek Kuvendi dhe më pas do të përfundojë para Qeverisë ku punëtorët do të shprehin pakënaqësinë e tyre. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nesër dhe më 8 maj, ditë pushimi për të gjithë qytetarët

    Lajmi i rradhës

    KShZ me udhëzime për zgjedhje, në 18 pika sqarohen mënyra dhe procesi i votimit në qendrat e votimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë