Italia do të mbaj zgjedhjet presidenciale më 24 janar

    Politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit më 24 janar.

    Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës.

    Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit.

    Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.

    Zgjedhja e pasardhësit të presidentit aktual, Sergio Mattarella, pritet me padurim në Itali.

    Deri më tani, nuk ekziston një emër zyrtarisht.

    Për javë të tëra, mediat kanë spekuluar për kandidaturën e kryeministrit aktual, Mario Draghi.

    Të tjerë kanë thënë se do të dëshironin të shihnin një grua në krye të shtetit.

    Në kampin e krahut të djathtë, Silvio Berlusconi përmendet vazhdimisht si kandidat.

    Presidenti ka rol të rëndësishëm në Itali, sidomos në kohë krizash.

    Në mesin e gjërave për të cilat ka pushtet është edhe shpërndarja e legjislaturës në parlament dhe emërimi i ministrave.

    Mandati shtatëvjeçar i Mattarelles përfundon në muajin shkurt./REL/

    Lajmi Paraprak

    Joseph: Afrimi i Ramës me Vuçiqin nuk është ‘i shëndetshëm’

    Lajmi i rradhës

    Shekerinska: Kovaçevski është mandatar dhe ai do të vendosë për kuadrot

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë